Lampard beson në titull

Mesfushori i Chelsea, Frank Lampard ka thënë se skuadra e tij mund ta fitoj titullin e Premier Ligës. Ai ka thënë se deri me tani skuadra nuk ka pasur një fillim sensacionale sikurse e kanë bërë dy skuadrat tjera nga Manchester, por “të kaltërtit mund ta fitojnë titullin”.
Manchester United sakatoi Arsenalin me rezultat 8 me 2, ashtu sikurse bëri City duke e mundur me rezultat 5 me 1 skuadrën tjetër nga Londra Veriore, Tottenham, në javën e fundit.
Chelsea ka siguruar deri me tani dy fitore dhe një barazim por Lampard thotë se Chelsea do t’i tregoj kritikëve se e kanë gabim.
“Është vetëm fillimi i sezonit dhe ne nuk jemi ende të kompletuar”, tha Lampard.
“Kam parë shumë lojëra. Nëse e shikoni Man City ata duken të mirë por kur ishin në Bolton morën dy gola. Sezoni sapo ka filluar dhe ende është herët të flitet për titull”, tha Lampard.