E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punime për riaftësimin e burimit të Shën-Mërisë

29/08/2011  UKT, puna ka nisur prej 3 javësh

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës prej 3 javësh po kryen punë intensive për kthimin dhe riaftësimin e burimit të Shën-Mërisë. Dalja jashtë funksionit e këtij burimi, i ndërtuar 50 vjet më parë, do të linte pa furnizuar me ujë të pijshëm rreth 25 për qind të popullsisë së Tiranës. Kreu i Ujësjellësit të Tiranës, Sahit Dollapi, premton se kjo është një ndër masat e shumta që po ndërmerren për stabilizimin dhe garantimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Tiranës. Një tjetër problem për furnizimin me ujë të pijshëm janë lidhjet e paligjshme për të cilat shpesh herë Ndërmarrja e UKT-së ka ndërmarrë aksione për ndërprerjen e tyre nga rrjeti. Këto lidhje të paligjshme janë një ndër faktorët që ndikojnë në cilësinë e ujit. Gjithsesi, uji me të cilin furnizohet qyteti i Tiranës, sipas drejtuesve të UKT-së, është i garantuar dhe i kontrolluar. Ai monitorohet nga 2 laboratorë, ai i Bovillës dhe laboratori i Ujësjellësit të Tiranës 24 orë, si edhe nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›