E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe sa njerëzve të tjerë u ka ndërprerë jetën, Kristaq Rama, daltaxhiu i vdekjes?

Firmat e daltaxhiut të diktaturës mund t’i japin beniaminit të Nexhmijes çmimin “Oskar” për varjet e vrasjet pa brerje ndërgjegjeje, por sot faktet e reja zbulojnë trashëgiminë e dhunës dhe të mohimit të realitetit që i është lënë Edvin Kristaq Krizës (2K)

Pompon paska qenë një skulptor i njohur francez që gdhendte kafshë nëpër parqe e tutje-tëhu. Edhe i lëmonte mirë, në përgjithësi i bënte të bardhë.

Shkurt, pastër, mirë kemi një variacion shqiptar në temën mbi skulptorët e mishit dhe vdekjes: ai quhet padyshim Kristaq Rama. Sepse nuk ka skulptor, ç’është e vërteta, që të mos të të bëjë të mendosh vdekjen. E tani po dalin fakte të reja mbi xhelatin-“artist të popullit” që përndiqte “armiqtë e popullit”. Mësohet të ketë punuar 2 statuja mishi njerëzor që kanë shërbyer për simbole të çmimit “Oskar për varje”. Kësisoj firma për varjen e poetit disident kuksian H. Nela nuk është rast i izoluar, pasi në jetëshkrimin e këtij xhelati tashmë është inventarizuar edhe Enver Osmanit, 29-vjeçar nga Gjorica e Poshtme e Dibrës, i cili paskërkësh qenë akuzuar për “tradhti ndaj atdheut” që në moshën 17-vjeçare(!!!).

Sidoqoftë ceni i senjor Ramës ishte firma, llumi i zi mbi të bardhë. Edhe lumi Lana është më i bardhë sesa firmat e Fehmi Abdiut apo Kristaq Ramës. Pakkush e njeh si duhet “Mikelanxhelon e vdekjes komuniste”, me emrin dhe fytyrën e vërtetë, por dokumentet e reja po japin dritë mbi një personalitet të deformuar në bashkëpunim të plotë me diktaturën. Ndonëse formalisht ishte me profesion skulptor në oborrin komunist; informalisht Ai bënte me zell detyrën firmë-për-varje në Presidiumin popullor, aty ku kishte si qëllim prej kasapi jo të “hiqte” pjesë nga masa amorfe, por të “flakte” tutje kërkesat për falje nga dënimi me vdekje. Gjithë ekzistencën e tij mbi tokë, s’pati një moment ku ndërgjegjja e pastër të kishte konflikt me moralin. Sinqeriteti i faljes është një nga format primitive më shprehëse. Etaloni i flakjes përtej të hijes së tij kaplonte çdo mendim humanizmi. Për të jeta nuk ishte e shenjta. Sepse gjallimi në një jetë të dyfishtë, midis artit dhe varjes jakobine të njerëzve padyshim që ka helmuar harmoninë familjare, e cila në dukje ishte e lumtur, por në brendësi mbijetonte duke konsumuar lëkurën e “armiqve të popullit. Parulla që ka shoqëruar skulptorin e populli soc-komunist është “më mirë ata, se ne”.

është e pakundërshtueshme që e bukura ka një rol vendimtar në jetën tonë e në vendimet që marrim. Por Ai e mohonte artin, nuk anonte nga fetishizimi i gjigantëve si Rodin, Marcié, Modigliani, Satie, Duchamp apo Costantin Brancusi, por pat gjithë jetën si shembuj e si idhuj të profesionit të torturës, modele prokurorësh si Aranit çela, Bilbil Klosi, kanibalin rumun Eugen Turcanu me metodën e tij “Nikolski”, të krijuara nga shefi i Securitate-s, apo metodën djallëzore të drejtorit të burgut kamboxhian të khmerëve të kuq, Him Huy: i mbiquajtur Duc. Këta ishin katër kavalierët e apokalipsit komunist në të gjithë galaksinë marksiste-maoiste, që shërbyen si idhuj për Kristaq Ramën. Padyshim që, frymëzimi me këto elementë negativë pati ndikim në performancën dhe mesazhin që ai përcolli si në familje ashtu edhe në jetën publike e politike.

Gjithsesi në të njëjtën kohë që komunizmi u jepte zdrukth “armiqve të popullit”, artisti i popullit komunist K.Rama spikaste me goditjen përfundimtare nëpërmjet mohimit të faljes.

Merret me mend se dy firmat e publikuara nga gazeta “55” nuk janw tw vetmet dhe tw tjerw tw informuar apo tw mirwinformuar janw tw lutur tw hedhin dritw mbi aktivitetin e daltaxhiut tw vdekjes e pasardhwsve tw tij.

Afërmendsh mohimi është gjenetikisht aksiomë e Familjes Rama, si i Ati ashtu edhe i biri Edvini po kërkojnë të mohojnë realitetin, fiks siç i ndodhi me mohimin e fëmijës në gjyqin e divorcit. Dekada më vonë Edvini po mohon dëshirat dhe vullnetin e shqiptarëve, duke u rrekur mohojë aksidentin politik që pati në 28 qershor 2009, për hir të egocentrizmit të sendërtuar përgjatë pasjes së pushtetit familjar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›