E Diel, 1 Nëntor 2026

Koço Kokëdhima merr peng punonjësit e vet

“Viktima” 3 punonjësit e TV A1, kishin edhe 5 muaj pa marrë pagat

Tre punonjës të televizionit A1, Hergys Dividi, Dritan Peca dhe Rudi Shkëmbi i kanë shpëtuar të hënën në mbrëmje në mes të Tiranës një pengmarrjeje të pastër të organizuar nga Koço Kokëdhima dhe njeriu i besuar i Kokëdhimës njëkohësisht kandidat për deputet i Edi Ramës në zgjedhjet e 28 qershorit, Endri Puka. Plani për marrjen peng të tre punonjësve të televizionit A1 i ngjan një skenari të pastër të sigurimit të shtetit në të cilën janë përfshirë më shumë se 12 persona.

Gjithçka ka ndodhur pas një sërë kontradiktash që kishin nisur prej kohësh në median e Koço Kokëdhimës. Ky i fundit prej të paktën pesë muajsh sikurse pohojnë tre punonjësit nuk u jepte atyre pagat. Të gjendur në kushte të vështira financiare, tre të rinjtë, njëri prej të cilëve punonte si inxhinier i televizionit dhe dy të tjerët si operatorë i kanë kërkuar stafit drejtues të këtij televizioni që të shlyenin detyrimet që kishte ndaj tyre. Duke qenë se botuesi Kokëdhima si dhe drejtuesit e tjerë të kësaj media nuk kanë pranuar ti përgjigjen tre punonjësve të tyre, atëherë të punësuarit kanë bërë të qartë se në rast se deri të hënën nuk do të gjendej një zgjidhje atëherë ata do të largoheshin nga puna. Fill pas këtij qëndrimi të tre punonjësve u ka ardhur edhe reagimi mafioz me skenar të mirëfilltë terrorist të Kokëdhimës dhe të kandidatit për deputet të PS në zgjedhjet e 28 qershorit.

Sipas punonjësve të A1 që i kanë shpëtuar marrjes peng falë ndërhyrjes së forcave të policisë në zonën e bllokut, sqarohet se ata janë thërritur të hënën në mbrëmje për të pirë një kafe nga drejtori i gazetës “Shekulli” Adrian Thano, i cili i kishte kërkuar “të sqaronin muhabetet” në një nga lokalet e kësaj zone. Të rinjtë duke qenë në mirëbesim të plotë pasi kishin punuar prej vitesh me Thanon nuk u kishte shkuar kurrë ndër mend se kjo ftesë për kafe do të ishte edhe kurthi i cili ishte përgatitur për marrjen peng të tyre. Sapo të rinjtë i janë afruar lokalit ku ishte lënë takimi, ata e kanë parë veten të rrethuar nga tetë persona trupmëdhenj që ishin prej kohësh në pritje të tyre. Hergys Dividi, i cili ishte një nga tre personat e planifikuar për tu marrë peng sapo ka parë banditët e Kokëdhimës të afrohen ka kuptuar se nuk bëhej më fjalë për një “sqarim”, por për një marrje peng. Ai i është larguar me vrap duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmën e policisë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe miku i tij Rudi Shkëmbi , i cili po ashtu është larguar me vrap duke i shpëtuar pengmarrjes.

Në momentin e largimit, Hergys Dividi tregoi më vonë se kishte telefonuar policinë për t`iu ardhur në ndihmë mikut të tij, Dritan Peca. Vetë Peca e ka pasur të pamundur ti shpëtojë kapjes nga “gorillat” e Kokëdhimës dhe është mbërthyer prej tyre. Fati i tij ka qenë se në këto momente kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët e kanë liruar menjëherë Pecën duke i shoqëruar në rajon.

Policia e komisariatit numër 2 ka shoqëruar Endri Pukën për të dhënë shpjegime dhe bashkë me të edhe punonjësin e dhunuar të televizionit A1, Dritan Peca. Peca sikurse konfirmojnë burimet policore ka bërë kallëzimin në polici dhe më pas është lënë i lirë.

Nga ana e saj policia është vënë në lëvizje duke hetuar ngjarjen dhe ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje dhe vazhdon të jetë e angazhuar në zbardhjen e plotë të skenarit terrorist të pengmarrjes së Koço Kodhimës dhe kandidatit për deputet të Ramës, Endri Puka.

Pasi ka dështuar tentativa për marrjen peng e tre ish-punonjësve të televizionit A1, Koço Kokëdhima dhe kandidati për deputet i Edi Ramës në zgjedhjet e 28 qershorit, Puka kanë nisur trativat për të joshur njerëzit që synonin të merrnin peng të mërkurën në mbrëmje. Kjo është bërë për arsyen që të mbyllje dhe të mos hapej një problem i tillë në media.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›