E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata paraprake/“Politika shqiptare të bëhet pjesë e reformave integruese”

Komisioneri i BE për Zgjerimin Štefan Füle vjen nesër në Tiranë

Zyrtarët më të lartë të Brukselit nisin duke filluar nga kjo javë takime të një pas njëshme në Tiranë me krerët e qeverisë, shtetit dhe politikës.

Pas apelit të vazhdueshëm të Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës, për të tejkaluar ngërçin politik, të sajuar keq nga opozita e Edi Ramës, sot është mundësia e fundit për Edi Ramën, për të hequr dorë nga pretendimet antikushtetuese dhe nga kërcënimet për “grusht shteti”. Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Štefan Füle, zhvillon nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në fokus të së cilës do të ketë mesazhin për bashkëpunim të forcave politike shqiptare, për pjesëmarrje në reformat e integrimit.

Kuadrimi i politikës së BE drejt një vendi aspirant dhe potencial për proceset e integrimit, bën që zyrtarë të Parlamentit Evropian dhe Komisioneri për Zgjerimin, Štefan Füle, të iniciojnë takimet e nivelit të lartë me fokus të veçantë integrimin dhe zgjidhjen e ngërçit politik.

Zbarkimi i Evropianëve në Tiranë, është një konfirmim dhe një “vendim” më vete për rrugën e Shqipërisë drejt institucioneve të Bashkimit Evropian dhe përgatitjet që ajo duhet të bëjë, në prag të vlerësimit pozitiv të Komisionit Evropian, porsa i takon heqjes së vizave. Kancelaritë perëndimore shprehin edhe njëherë politikën e tyre ‘pro’ integrimit të Shqipërisë në BE, falë asaj politike efiçente dhe konkrete të ndërmarrë nga qeveria “Berisha”.

Komisioneri Füle po zhvillon vizita në vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar përparimin e secilit prej këtyre vendeve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Lidhur me situatën politike në Shqipëri komisionari Štefan Füle është shprehur se shpresonte shumë që ngërçi të lidhej me pjesëmarrjen aktive në Kuvend të deputetëve të Partisë Socialiste.

“Ngërçi të mund të zgjidhet para vizitës sime dhe do t’u bëja thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të punojnë së bashku në mënyrë që Shqipëria të çojë përpara reformat e duhura në të mirë të vetë qytetarëve të saj, si dhe në të mirë të aspiratave të saj evropiane”, është shprehur komisioneri Fule.

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Štefan Füle, do të zhvillojë nesër një axhendë të ngjeshur takimesh, si me Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, Presidentin e Republikës Bamir Topi dhe kryetarin e opozitës Edi Rama. Vizita e Štefan Füle zhvillohet në një moment mjaft të rëndësishëm, pasi Shqipëria pret nga Komisioni Evropian marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave brenda periudhës kohore të premtuar, që është pranvera e këtij viti dhe hyrja në fuqi para pushimeve të verës dhe njëherazi për kapërcimin e ngërçit politik, i cili siç edhe shprehen zyrtarë të lartë të Brukselit ka sjellë pengesa në proceset e integrimit. Megjithatë, angazhimi institucional i qeverisë shqiptare dhe institucioneve shtetërore, në kryerjen e reformave dhe kushteve të tjera, sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian, bën që këto hapa të mos ngelen pas, por përkundrazi, duke sfiduar mos prezencën e opozitës, Kuvendi ka miratuar ligjet dhe aktet normative më të rëndësishme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›