E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe vëllai i Bashës zgjedh Shqipërinë

Altin Manallari

Ka kaluar në gjithë zinxhirin e ekipeve kombëtare të moshave të Zvicrës

Altin Manallari

Vullnet Basha, futbollistPas Migjen Bashës, edhe i vëllai Vullneti, i cili luan në kampionatin zviceran me Sionin, zgjedh të luajë për Kombëtaren shqiptare, pasi ka kaluar në të gjitha hallkat e ekipeve kombëtare të Zvicrës, nga U-18, U-19, U-20 dhe U-21. Lajmi është bërë i ditur dje nga gazeta zvicerane Le Matin, në versionin e saj online. Vullneti duket se po ecën në rrugën që ndoqi i vëllai, Migjen Basha, i cili vetëm pak javë më parë fitoi të drejtën për të luajtur me përfaqësuesen kuqezi. Vullneti, aktualisht mesfushor i skuadrës së Sionit në kampionatin zviceran, edhe pse ka kaluar të gjithë zinxhirin e ekipeve kombëtare të moshave me Zvicrën, sipas Le Matin, në fund ka vendosur që të zgjedhë të luajë për Shqipërinë, që konsiderohet edhe kombi i tij. Gazeta zvicerane thekson se lojtari i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së trajnerit Xhani de Biazi, për të qenë pjesë e kuqezinjve, ku do të gjejë edhe të vëllanë, Migjenin. Duke u mbështetur në rastin e dy vëllezërve Basha, gazeta në fjalë e trajton këtë lëvizje edhe në një mënyrë tjetër. Atë që Zvicra i përgatit talentet dhe në fund i ikin nga duart. Sa për një kujtesë të hidhur: në eliminatoret e Botërorit 2014 në Brazil, kombëtarja shqiptare bën pjesë në të njëjtin grup me Zvicrën, citon shkrimi i gazetës Le Matin. Kjo do të thotë që më 11 tetor, skuadra e drejtuar nga trajneri Otmar Hitcfeld, do të gjejë përballë dy ish-zviceranë, vëllezërit Basha. Në fakt deri diku, kjo logjikë është e drejtë, sepse me shumë mundësi Migjeni pritet që të jetë në fushë për ndeshjen e muajit tetor ndaj zviceranëve, por për sa i përket Vullnetit, gjithçka mbetet ende e hapur. Ai është ende i panjohur për kombëtaren shqiptare dhe që të fitojë vend në formacion, ndoshta do ti duhet shumë punë. Gjithsesi nga ky lajm, përforcohet edhe më shumë ideja se trajneri Xhani de Biazi vazhdon ti mëshojë fort afrimit në Kombëtare të talenteve shqiptare që luajnë në kampionatet perëndimore. Përveç Vullnet Bashës, gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë për fushatën e teknikut italian të kuqezinjve në kërkim të futbollistëve të rinj shqiptarë që militojnë në ekipet e huaja. Bëhet fjalë për Adnan Januzajn, Alban Bunjakun, Ili Azemin etj., të cilët luajnë në ligat e para europiane dhe janë në një moshë fare të re e premtuese. Shumë prej tyre janë në skuadrat e dyta të klubeve më në emër, siç është Januzaj te Mançester Junajtid, por që vështirë se do pranojë të luajë për Shqipërinë këtë periudhë.

Edhe vëllai i Bashës zgjedh Shqipërinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›