Hakmarrja e Anonymous për Megaupload
SHBA- Pasi qeveria amerikane ndërpreu funksionimin Megauploadit, shërbim ky i popullarizuar,i cili kryesisht përdorej për qëllime të piraterisë (edhe pse, natyrisht, kishe edhe faile të ligjshëm për download), kolektivi haktivist Anonymous vendosi të ndërmarr “masa të caktuara”.
Kështu ata bënë sulme DDoS mbi ëeb-faqet e shumë përkrahësve të legjislacionit famoz SOPA dhe PIPA (edhe pse ndërprerja e shërbimit Megaupload zyrtarisht nuk ka kurrfarë lidhje me këto ligje).
Në mesin e të sulmuarve u gjetën, pa ndonjë habi të madhe, Oda e avokatëve shtetërorë, U.S. Copyright Office, MPAA (Motion Picture Association of America), dhe shtëpitë muzikore Universal Music dhe BMI, e në momentin e shkrimit të këtij lajmi është duke vijuar sulmi mbi Warner Music Group. Sipas lajmeve të fundit ishte rrëzuar madje edhe faqja e FBI-së!
Sulmi është kryer përmes LOIC-së (Loë Orbit Ion Cannon), aplikacion ky open-source për testimin e ngarkesës së rrjetit dhe kryerjen e sulmeve DoS, e në të sipas pohimeve morën pjesë 5,365 njerëz (edhe pse disa burime flasin për pjesëmarrjen e më shumë se 20,000 njerëzve, ndërsa disa të tjerë thonë se ishin 1,200).
(m.a/telegrafi/BalkanWeb)