Edi Rama: “Humbëm një nga njerëzit që bëjnë histori”
Autori i Lajmit: red.
“Vdiq një njeri nga ata që bëjnë histori. Tani i Topit arriti i vetëm për 7 vjet atë që vendeve si Shqipëria u duhen 70 vjet për të arritur. Ai jetoi me 300 km në orë dhe fluturoi larg, duke kapur ëndrrën e tij dhe duke ndezur ekranin e shekullit të ri në një Shqipëri që ende jeton pas perdes së shekullit të vjetër”, - tha dje kreu i Partisë Socialiste. “Vepra madhështore që Tani i Topit ndërtoi me intuitën e një gjeniu dhe pasionin e një fëmije, është modeli i një suksesi të barabartë me një jetë frenetike të jetuar në timon. Pa e ulur shpejtësinë për asnjë dekikë. Pa pyetur për orën dhe as për rreziqet e rrugës. Pa fjetur përveçse duke mbyllur sytë për të ecur më shpejt”, - tha ai.
“Pas profesionistëve e talenteve që në mikrofonin e Top Albanias dhe ekranin e Top Channel-it gjetën oazin e zhvillimit të tyre në kushte optimale, ishte jeta e një njeriu në kërkim të parreshtur të cilësisë më të mirë. Pas prurjes së pandalshme të risive të komunikimit, formateve moderne të pasqyrimit të aktualitetit, të qeshurave therëse të Fiksit e atyre me lot të Portokallisë, tingujve të Top Festit dhe jehonës së stadiumeve të botës së Super Sportit në kohë reale, ishte jeta e një njeriu në garë me kohën. Pas tasteve të telekomandës që çelte çdo vit dritare të reja në shtëpitë tona, ishte jeta e një njeriu që s mund të plakej.
Ikja e tij përgjithnjë nga kjo botë që nuk i mjaftoi asnjëherë, le pas kudo trishtimin e thellë për çka humbi sot Shqipëria. Së bashku me dhimbjen e madhe tek unë për humbjen e një njeriu të jashtëzakonshëm, që pata fatin ta njoh nga afër qyshse nisi t i japë jetë ëndrrës për të cilën qe lindur dhe së cilës i kushtoi jetën”.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008