Punonjësit e uzinës së naftës në protestë kundër reformës
Autori i Lajmit: red.
Punonjës të ndërmarrjeve të nxjerrjes së naftës në Ballsh protestojnë kundër reformës. Shkurtimi i rreth 420 vendeve të punës dhe përpilimi i listës, sipas të cilës do të humbin pozicionin dhjetëra punonjës, janë bërë shkak për fillimin e protestave. Punonjësit kanë bllokuar për disa minuta rrugën nacionale Fier-Ballsh, ku vetëm ndërhyrja e FNSH ka mundur të kthejë në normalitet situatën dhe qarkullimin e mjeteve.
Protesta
Plot 24 orë pasi tri ndërmarrjet e nxjerrjes së naftës Patos, Marinëz e Belinë kanë publikuar emrat e punonjësve që pas reformës humbin vendin e punës kanë protestuar para drejtorisë së ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës Patos. Më pas protestuesit kanë bllokuar edhe rrugën nacionale Fier–Ballsh për 45 minuta, ndërkohë që vargu i automjeteve në katër segmentet rrugore që u paralizuan si nga Patosi, Ballshi, Berati e Fieri radha e tyre i ka kaluar të 3 km. Protestuesit kanë ngritur zërin kundër padrejtësive që u janë bërë në daljen në asistencë, pasi në punë janë mbajtur punonjës që nuk kanë shkuar asnjë ditë në punë, të paarsimuar e militiantë partie dhe në asistencë janë nxjerrë punonjës me arsim të mesëm për teknikë nafte dhe me përvojë punë 15 e 20 vjet e lart. "Nuk mund të durohet kjo padrejtësi, - ka pohuar një punonjës i nxjerrjes së naftës në Marinës. - Kam 20 vjet punë dhe jam teknik nafte me shkollë profesionale”.
Policia
Bllokimi i rrugës ka bërë që në vendin ku zhvillohej protesta të vijnë forca të shumta policore si nga drejtoria e policisë ashtu edhe forca të FNSH-së. Policë me dhe pa uniformë, duke parë qëndresën e mosbindjen e protestuesve, kanë urdhëruar që të mbërrijnë edhe shkopinjtë e gomës, të cilët më pas prej uniformave blu janë mbajtur nëpër duar, duke u bërë presion psikologjik protestuesve. Eshte dashur ndërhyrja e vetë drejtorit të policisë, Arjan Bozhaj, i cili i ka sprapsur policët me shkopinj gome dhe ka urdhëruar vartësit e vet që të largonin protestuesit nga rruga me çdo kusht me anë të tërheqjes me forcë. 45 minuta pasi kish nisur greva e punonjësve të naftës, rruga është liruar, por ata e kanë vazhduar protestën në ambientet e brendëshme të ndërmarrjes së naftës Patos deri në orën 10. Më pas gjendja është qetësuar.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008