E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, humb jetën tragjikisht Dritan Hoxha

Autori i Lajmit: red.
Vdes në aksident Dritan Hoxha, president i kompanisë Top Media. Makina “Ferrari”, me dy persona në bord, është përplasur pas mesnatës në një nga rrugët kryesore të Tiranës. Politikanë, gazetarë, të afërm të viktimës kanë shprehur ngushëllimet dhe kanë bërë homazhe pranë arkivolit me trupin e Dritan Hoxhës vendosur në orët e para të mëngjesit në ambientet e “Top Channel” në Tiranë. Mesazhe të shumta ngushëllimi kanë ardhur edhe nga personalitete të ndryshme të jetës publike nga Kosova dhe Maqedonia. Presidenti i Top Media, Dritan Hoxha, ka gjetur vdekjen mëngjesin e djeshëm gjatë një aksidenti në bulevardin “Bajram Curri”, në Tiranë. Po ashtu është gjetur e vdekur dhe një 27-vjeçare që ndodhej në makinë me të. Policia e identifikoi si 27-vjeçaren H. E., me banim në Tiranë. Kur hetuesit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë parë se kilometrazhi i mjetit ishte fiksuar në 170 kilometra në orë.
Aksidenti
Ngjajra e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:50 të ditës së premte në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Në vendin e ngjarjes, mbërritën forca të shumta policie, duke ndërhyrë menjëherë, për të dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve, ku për pasojë Dritan Hoxha, përgjatë rrugës për në Spitalin Ushtarak Tiranë, nuk mundi të jetonte, ndërsa 27-vjeçarja, Entela Hysko, ka gjendur vdekjen e menjëhershme. Burimet zyrtarare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit, gjatë dhënies së automjetit në pronësi të tij. Makina tip “Ferrari” ngjyrë e kuqe, me targa DK 3892 H, me një fuqi motorike prej 6000 kubikë, ka përshkruar në një hapësirë të plotë 82 metra, duke dalë nga rruga dhe rënë në lulishten përbri lumit të Lanës, ku për pasojë automjeti është ndarë në dy pjesë dhe është shkatërruar tërësisht. Sipas të njëjtave burime, mësohet se gjatë dhënies së mjetit, viktima është përplasur me një pemë dekorative, perimetri i të cilës është 3.1 metër, si dhe dy ndiçues dekorativë buzë trotuarit, në afërsi të lulishtes “Çajupi”.
Hetimet
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor nën drejtimin e zv.prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, Genci Qano, drejtues të Policisë së Tiranës, tre ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, ekspertë të Mjekësisë Ligjore dhe ekspertë të Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ky lajm është publikuar: 24/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›