E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi për dyqane dhe zyra

Autori i Lajmit: red.
Çmimi për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi për dyqane mallrash apo shërbimesh është 1.5 herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit. Çmimi për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi për garazh të mbuluar është 70 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave. Çmimi për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi zyra është i njëjtë me çmimin e sipërfaqes së apartamenteve. Çmimi për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi për parkim i hapur është 30 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave. Çmimi për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi për qytetet që nuk janë të listuara në këtë shtojcë, është kosto e shitjes për m2 të përcaktuara nga Enti Kombëtar i Banesave në vitin e fundit. Për ndërtesat e privatizuar me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara deri më 31 dhjetor 2004, çmimi për m2 është kosto e shitjes për m2 të përcaktuara nga Enti Kombëtar i Banesave në vitin e fundit. Për komunat, çmimi minimal llogaritet 70 për qind e çmimit të qytetit përkatës.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›