Edi Rama: Mes qytetarëve, Ilirit dhe socialistes nga Berati
Nga Anila Basha
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në një intervistë ekskluzive për Gazeta Shqiptare tregon arsyet se pse ndodhi e ashtuquajtura “përplasje për flamuj” në mitingun e organizuar nga opozita ditën e premte. Kryetari socialist gjithashtu rrëfen të gjitha arsyet sipas tij se pse në këtë moment nuk mund të largohet Sali Berisha, vetëm pak muaj para zgjedhjeve. Duke shprehur falënderimin për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në protestën e opozitës në sheshin “Skënderbej” dhe para kryeministrisë shefi i opozitës kërkon edhe njëherë që gjithë opozita të bashkohet për të kapërcyer të kaluarën. Nuk ka nevojë për një bashkim të cunguar, shprehet Rama, duke kujtuar një shpreje që ka mbetur ende e freskët në mendjen e çdo shqiptari opozitar e demokrat. Bëhet fjalë për kërkesën për bashkim mes Nanos dhe Metës të socialistes nga Berati gjatë një takimi në këtë qytet pak vite më parë.
Zoti Rama cila është mbresa juaj nga mitingu i opozitës një ditë më parë?
Një pasdite e bukur që tregoi edhe njëherë se njerëzit e zakonshëm mund të bëjnë së bashku gjëra të jashtëzakonshme! Dua t’i falënderoj të gjithë burrat, gratë, të rinjtë e të moshuarit, nga Tirana e nga të tjera qytete e fshatra të vendit, që iu përgjigjën ftesës së Partisë Socialiste dhe u dhanë të gjithëve fuqinë për të parë e besuar se në Shqipëri ekziston jo vetëm kurajo, por edhe energjia për ta përballuar situatën dramatike të vendit. Në pamundësi për ta falënderuar çdonjërin personalisht, u them të gjithëve se u jam thellësisht mirënjohës për atë manifestim mbresëlënës të qytetarisë, të dinjitetit dhe të vullnetit të njerëzve të thjeshtë për të mos e lënë këtë vend pa zot, për të mos e lënë shpresën të varroset pasi u vra nga ky kryeministër i papërgjegjshëm e ky pushtet i korruptuar, për të mos lënë që e ardhmja e fëmijëve tanë të bëhet përfundimisht një pikëpyetje pa përgjigje.
Ky falënderim e kjo mirënjohje është edhe për mikun tuaj Ilir Meta?
Miku im Ilir Meta bëri padyshim shumë mirë që erdhi në manifestimin tonë, por do të kishte bërë shumë më mirë të vinte si të gjithë ne të tjerët, si qytetar mes qytetarëve në një takim që Partia Socialiste e kishte organizuar dhe deklaruar publikisht pa parulla e as flamuj partish, në frymën dhe në respektin e bashkimit tonë të ri përtej kufijve të partive, me të gjithë ata e ato që duan ndarjen me politikën e vjetër të së shkuarës e me Shqipërinë e pashpresë të Sali Berishës. Duke ardhur në atë mjedis aq qytetar e frymëzues i ngarkuar me dërrasa të gjata, ku qenë lidhur parulla partiake sa gjerësia e bulevardit, dhe duke urdhëruar disa hamenj që t’i mbanin në ballë të atij lumi të madh qytetarësh, Iliri u duk edhe më i vogël në përpjekjen e tij të sforcuar të kohëve të fundit për t’u dukur më i madh.
Pra, ju personalisht jeni zhgënjyer nga ajo që ndodhi para mitingut?
Më takon mua në emër të organizatorëve t’u kërkoj ndjesë atyre dhjetëra-mijëra qytetarëve që Partia Socialiste i ftoi në një manifestim pa parulla e flamuj partiakë dhe, me plot të drejtë, u ndjenë të bezdisur nga ecja pas hunjve të lartë të banderolave e të flamujve të panevojshëm që prishnin shijen e veçantë të lëvizjes në bulevardin e atij bashkimi të lirë qytetar.
Sidoqoftë ndarja në atë mes nuk u duk se ishte vetëm në formë, me apo pa parulla, por edhe në faktin që Ilir Meta thotë ta rrëzojmë Sali Berishën sot, kurse ju thoni se Sali Berishën do ta rrëzojmë me votë… A nuk është kjo një arsye që kundërshtarët tuaj në kampin opozitar të thonë se “Edi Rama po zgjat jetën e Berishës që pas Gërdecit duhet të ikte”?
Ky është një spekulim banal dhe një tallje e madhe me njerëzit, të cilët lavdi Zotit sot janë mjaftueshmërisht të mësuar me ligjësitë e sistemit ku jetojmë e po ashtu edhe mjaftueshmërisht të ftilluar në lidhje me aktorët e cirkut politik të radhës, që duan të nxjerrin përfitimet e radhës nga tragjedia e dëshpërimi i radhës. Nuk besoj se jashtë çadrës së këtij cirku vulgar ka ndonjë shqiptar a shqiptare që të mendojë se ideja e rrëzimit të Sali Berishës jo me votë, po me presionin e rrugës, është një projekt politik që vlen të konsiderohet. Për mua kjo ide është e pavlefshme jo sepse, siç thonë ndoshta me të drejtë disa, është absurditet që gjashtë muaj para fillimit zyrtar të fushatës së zgjedhjeve të bojkotosh parlamentin e të dalësh në rrugë për të rrëzuar qeverinë, kur s’ke as kod zgjedhor! Eshtë e pavlefshme jo vetëm sepse ne s’mund të kthehemi pas në kohë, duke e nxjerrë opozitën nga rruga e re e politikës sonë atdhetare e qytetare për ta futur në shinat e ndryshkura të opozitës së vjetër ndjellakeqe që bënte deri dje Berisha për faqen e tij të zezë, por sepse kjo lloj aventure nuk do të sillte në fakt assesi rrëzimin e Sali Berishës!
E pse e mendoni këtë? A mos ndoshta do të ishte mirë të shkohej në zgjedhje me një kryeministër tjetër?
Kjo do të sillte vetëm kthimin e nevojës së një populli të tërë për ndryshim, në një luftë primitive politike për pushtetin e disave. Ky do të ishte njehsimi ynë fatal me të shkuarën dhe kompromentimi më i papërgjegjshëm që mund t’i bënim fitores sonë të padiskutueshme me votën e nëntë muajve më vonë së pari duke e lënë Shqipërinë me frymën pezull për kushedi sa muaj, së dyti duke i bërë këtij kryeministri të dështuar dhuratën e paimagjinueshme të një zbritjeje të opozitës nga parlamenti në një rrugë qorre që as shqiptarët dhe as partnerët tanë s’do ta përkrahnin kurrë; së treti duke u katandisur nga shpresa e re në zhgënjimin e ri të njerëzve qoftë në rastin që paqësisht do të riktheheshim në parlament pa e arritur objektivin, po qoftë edhe në rastin hipotetik që protestat do të sillnin rrëmujë e dhunë ku asnjë palë s’do fitonte dhe ku pa farë dyshimi Shqipëria e qytetarët e saj do ishin përsëri të humburit e radhës.
Sado e shkurtër, historia jonë e tranzicionit ka boll shembuj për të na mësuar pse sot nuk kemi asnjë arsye të biem në kurthin e luftës primitive për pushtet përderisa jemi këtu për qytetaret e qytetarët dhe jo për kryetarët e pushtetarët. Instinkti primitiv i pushtetit nxit drejt nguljes së flamujve të partive mbi varre tragjedish e mbi plagë të rënda, por as tragjeditë dhe as plagët e popullit s’mund të jenë për ne kështjella që duhen marrë për të fituar betejën e vogël politike të ditës. Sepse historia mëson se këto “fitore” hienash parathonë disfatën dhe jo suksesin në betejën e madhe për të ardhmen e vendit e të fëmijëve të të gjithë shqiptarëve pa dallim.
Ju nuk i ndani asnjëherë socialistët dhe demokratët në fjalimet e komunikimet tuaja dhe flisni vazhdimisht për një politikë të bashkimit përtej kufijve të vjetër të partive. Ç’do t’u thoshit atyre që këtë e konsiderojnë kërcënim për identitetin e Partisë Socialiste?
Identiteti i Partisë Socialiste nuk janë kufijtë mes njerëzve, as dogmat e strapallat ideologjike të së shkuarës. Të cilat sot i sheh të recituara në altoparlantë të zhurmshëm partish të vogla nga aktorë të një besimi që s’e kanë pasur kurrë. Në shekullin që ka lindur mbi gërmadhat e ideologjive identiteti ynë janë idealet dhe idetë tona, parimet dhe vlerat e familjes sonë politike në Evropë e në një botë që ndryshon gjithnjë e më shpejt sepse koha ecën gjithnjë e më shpejt.
Ata që humbën jetën në tragjedinë jonatyrore të Gërdecit ishin shqiptarë e shqiptare, burra e gra, që për ne s’mund të ketë asnjë rëndësi se çfarë bindjeje politike kishin apo se kujt partie i përkisnin apo jo. Ata ishin njerëz, prindër, fëmijë, bashkëqytetarë të pafajshëm, të cilët meritonin mbrojtjen e shtetit dhe për shkak të mungesës së shtetit e të pabesisë së qeverisë u ndanë nga jeta. Të tillë ishin, pavarësisht nëse socialistë a demokratë, edhe ata fatkeqët e liqenit të Farkës, që u fundosën në botën tjetër brenda barkut prej plastmasi të një varke jashtë çdo standardi sigurie, për lëvizjen e lirë të së cilës shteti nuk mbajti asnjë përgjegjësi, askush nuk mbajti asnjë përgjegjësi. Sepse shteti mungon dhe qeveria nuk qeveris vendin po menaxhon interesat e pushtetit të kryeministrit e të klintelave partiake e nepotike rreth tij që bëjnë sot ligjin në Shqipëri. Por të tillë, si ata të Gërdecit, të liqenit të Farkës e të rrugëve ku vdekjet jonatyrale janë rritur gjashtëfish, janë të gjithë shqiptarët e shqiptaret që vazhdojnë të jetojnë në këtë vend, pavarësisht nëse socialistë a demokratë.
Përpara se të jenë socialistë e demokratë, qytetarët të cilëve unë u drejtohem në fjalimet e komunikimet e mia janë njerëz të pambrojtur në një vend ku mungesa e shtetit vret në punë, në rrugë, në festë, ku zemrat e prindërve dridhen nga nevoja për siguri për familjet e për fëmijët e tyre, ku të rejat e të rinjtë zgjatojnë radhët kilometrike të të papunëve me diplomat e pavlefshme në xhep dhe ku më të moshuarit dëgjojnë sesi tallet me ta kryeministri ynë sharlatan, së bashku me papagajt e tij ministra, duke u treguar rritjen fluturimthi të pensioneve ndërkohë që ata sot blejnë më pak bukë, më pak ujë, më pak dritë e ilaçe. Nuk ka një Shqipëri të djathtë që jeton mirë dhe një Shqipëri të majtë që jeton keq, po një Shqipëri të pambrojtur të të gjithë qytetarëve. Të cilët jetojnë pa shtet, pa siguri, pa të ardhura të mjaftueshme, pa punë e pa shpresë, qofshin socialistë e qofshin demokratë.
Kjo është Shqipëria që ne duhet të transformojmë duke ndërtuar një shtet modern në shërbim të njerëzve dhe duke bërë çdo ditë një hap në rrugën e vështirë të mbylljes së hendekut të dasisë primitive që politika e vjetër ka hapur egërsisht mes shqiptarëve, duke i përçarë e idhnuar me njëri-tjetrin si s’ka më keq, deri në fshatin më të largët, Dhe duke i sunduar kësisoj pa vështirësi, përmes kësaj përçarjeje që është shtrati i politikës së vjetër, i keqqeverisjes dhe prapambetjes së rëndë të Shqipërisë.
Edhe përgjigja e jashtëzakonshme që qytetarët i dhanë ftesës sonë ditën e premte, duhet t’u tregojë të gjithë atyre që merren me politikë për të përfaqësuar të tjerët, se një erë e re kërkon të fryjë në Shqipëri. Kësaj ere të re jemi ne që duhet t’i japim krahë, duke i afruar e bashkuar njerëzit, jo për t’i dhënë jetë një tjetër lufte primitive për pushtetin e dikujt dhe të disave, po për të nxjerrë nga pallati i kryeministrisë, nga godinat e institucioneve të shtetit, nga barku i shtetit, politikën e vjetër parazite që ushqehet babëzisht me jetën e këtij populli duke përfituar nga dasia e përçarja që ka kallur në gjirin e tij. Dhe për ta kthyer kryeministrinë, institucionet, shtetin, në mishërim të pushtetit të qytetarëve, të pushtetit të atyre që krijojnë parlamentin me votën e tyre pro ose kundër, të atyre që punojnë rëndshëm dhe paguajnë taksa pavarësisht se për kë votojnë, të qytetarëve në qytet e fshat, në Tiranë a në majë të malit, që meritojnë të çojnë fëmijët në shkolla të denja e të jetojnë denjësisht kur dalin në pension, të qytetarëve që s’kanë mikrofonë e kamera përpara dhe as gazetarë nga mbrapa, po që janë arsyeja e ekzistencës së politikës e të pasionit politik.
Unë jam krenar që Partia Socialiste po i hap rrugë një politike të re, ku partia është në funksion të qytetarëve dhe jo qytetarët në funksion të partisë. Ku politika është në funksion të njerëzve dhe jo njerëzit në funksion të politikës. Ku të gjithë jemi të barabartë si qytetarë dhe ku ata që marrin përsipër të përfaqësojnë qytetarët, kanë vetëm më shumë detyra dhe asnjë të drejtë më shumë.
Si i shikoni zhvillimet e fundit dhe ato të mëtejshme në gjirin e opozitës mes Partisë Socialiste dhe aleatëve tuaj?
Opozita sot në Shqipëri, siç e tregoi edhe shprehja e djeshme e vullnetit qytetar për ndryshim, është shumë më e gjerë sesa marrëdhënia mes Partisë Socialiste dhe disa grupimeve të tjera politike. Ne njerëzit e politikës bëjmë lajm pikërisht sepse mikrofonat e kamerat janë të ndezura vetëm për ne, por opozita ka shumë më tepër zëra, zemra, mendje, energji, sesa ç’mund të gjenerojnë në rastin më të mirë të gjitha këto grupime së bashku. Të cilat në jo pak raste e shqetësojnë qytetarin me izolimin e tyre nga realiteti, me sjelljen e tyre përjashtuese, me qasjen e tyre arrogante ndaj realitetit të jetës së përditshme të njerëzve, me ethet e tyre rëndom të papërmbajtura për pushtet.
E pra, nuk duhet të mbetemi peng i sterotipit të një opozite të kufizuar në një Parti të madhe Socialiste dhe disa grupime politike të majta rreth nesh, krah nesh, anash nesh apo herë me ne e herë kundër nesh. Por duhet ta lemë pas këtë stereotip dhe të kalojmë, në radhë të parë me sytë e mendjes, tek mishërimi politik i shprehjes së atij vullneti opozitar që pamë edhe dje, në trajtën e një bashkimi të madh njerëzish që s’kufizohet dot në kornizën e vogël zyrtare të opozitës së grupimeve aktuale politike.
Ne po e kthejmë dita-ditës atë vullnet të brendshëm, që buron nga nevoja e shqiptarëve për t’u ndarë nga tranzicioni i tragjedive, pasigurive, pamundësive, në një bashkim të ri për ta ndarë Shqipërinë nga rruga e vjetër e përçarjes dhe zhgënjimeve 17 vjeçare ne vitin 2009! Domosdoshmëri për t’ia arritur është bashkimi i qytetarëve me e pa parti, jo marrëveshja e disa kryetarëve mesveti. Ky bashkim i ri i qytetarëve s’mund të jetë kurrë një shprehje e rëndomtë e “gjetjes së gjuhës” mes kryetarëve apo e gjetjes së mënyrës për të bashkëjetuar brenda “elitës” opozitare, siç ka ndodhur rëndom në të shkuarën pa ndonjë rezultat që të na bëjë nostalgjikë për këto lloj bashkimesh.
Është themelore ta kapërcejmë kuptimin shumë të cungët që e kaluara na ka lënë mbi bashkimin opozitar. Sepse duhet medoemos të mos mendojmë e as kërkojmë që opozita të prodhojë atë bashkimin që u kërkoi ajo socialistja e shqetësuar e Beratit atyre dy burrave kur u tha me përgjërim, “Bashkohuni ju pa ne rrojmë edhe pa drita edhe pa ujë”! Ata dy burrat u bashkuan po ajo grua idealiste u detyrua të ikë në emigracion sepse nga bashkimi i tyre familja e saj s’pa ndonjë hajër e as gjeti ndonjë mundësi të rrojë e rrisë fëmijët në atdheun e vet.
Zoti Berisha e krahasoi mitingun tuaj me revolucion kinez të ‘67 dhe ju me Lei Fen...
Askohohe unë kam qenë vetëm 3 vjeç kurse zoti Sali ishte shoku Sali, një riosh i zellshëm komunist që si një leifen i mirë i partisë së Enver Hoxhës bënte çmos për të sjellë në Shqipëri frymën e atij revolucioni famëkeq. Vaclav Havel sikur ka pasur në mend Sali Berishën kur ka thënë se s’ka asgjë më të keqe sesa komunisti antikomunist.