Marjan Gryka: Atentati në Shkodër, pushkatim politik
Nga Brikena Shllaku
Ish-truproja e Hajdarit tregon per Gazeta Shqiptare se shkrimet e tij në media për rihapjen e dosjes "Hajdari", shqetësuan klanet e dy kaheve të politikës. Një ditë pas plagosjes në pritën e organizuar në aksin rrugor Shirokë-Zogaj, Marjan Gryka ka dhënë hollësi rreth ngjarjes si dhe ka argumentuar motivin e saj. Ai shprehet se është i bindur se ata që urdhëruan ekzekutimin e liderit të demokracisë në Shqipëri, tashmë duan kokën e tij
SHKODËR -Atentatin që m'u bë në afërsi të Zogajve nga dy persona të veshur me uniforma policie dhe të maskuar, e konsideroj si pushkatim politik. Shkrimet e mia në media për rihapjen e dosjes "Hajdari", shqetësuan klanet e dy kaheve të politikës. Ata tentuan që gjëmën që i bënë Azemit, t'ia bëjnë dhe mikut të tij". Kështu ka deklaruar dje ish-truproja e Azem Hajdarit. Një ditë pas plagosjes në pritën e organizuar në aksin rrugor Shirokë-Zogaj, Marjan Gryka ka dhënë hollësi rreth ngjarjes si dhe ka argumentuar motivin e saj. Ai shprehet se është i bindur se ata që urdhëruan ekzekutimin e liderit të demokracisë në Shqipëri, tashmë duan kokën e tij. Ndërkohë, Grykaj thotë se është kërcënuar dhe më parë, por prita e organizuar në Shkodër ishte një paralajmërim dhe kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj tij. Që nga Spitali Rajonal i Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ish-truproja e Hajdarit akuzon qeverinë aktuale se asnjëherë nuk mori kurajën dhe nuk mbajti premtimin e bërë shqiptarëve për rihapjen e dosjes për vrasjen e shekullit.
Çfarë mund të na thoni rreth ngjarjes së ndodhur në afërsi të Zogajt, ku ju mbetët i plagosur në pritë?
Rreth orës 20:30, pasi takova disa miq të mi, dola për një shëtitje nga Liqeni i Shkodrës. Kisha kaluar Shirokën dhe po merrja drejtimin për në pikën turistike të Zogajve, kur dy persona të veshur me uniforma policie dhe me maska më bënë shenjë që të ndaloj. Mendova se bëhej fjalë për një postbllok policie, ndaj i qetë ndalova makinën tip "Benz" që të bisedoj me ta dhe t'u shihja fytyrën. Në momentin që po dilja, dy maskat jo vetëm që nuk më lanë, por më shtynë me forcë në automjet dhe më pas më qëlluan 3-4 herë me armë, ku për pasojë mbeta i plagosur në këmbë. Dy personat e panjohur u larguan me vrap, duke përfituar dhe nga errësira. Prita deri sa mbërriti policia, e cila më dërgoi në spital.
Cilat janë dyshimet e tua në lidhje me autorët e atentatit?
Përdorimi i uniformave të policisë nga dy maskat që më dolën në pritë, e ka një kuptim. Unë jam një person që përfaqësoj ish- liderin e demokracisë në Shqipëri, Azem Hajdarin, dhe gjithnjë kam kërkuar rihapjen e dosjes nga drejtësia shqiptare për vrasjen e tij. Për këtë çështje, unë kam bërë disa shkrime në mediat shqiptare si dhe i kam dërguar dhe letra Brukselit. Sapo ka dalë një shkrim i imi për rihapjen e dosjes për vrasjen e shekullit. Besoj, që klanet e të dy kaheve të politikës u shqetësuan për reagimet e mia, ndaj dhe atë gjëmë që i bënë Azemit, tentuan t'ia bënin edhe mikut të tij. Dhe ja ku jam sot, me plumb në trup.
Ju mendoni se gjithçka ka lidhje me kërkesën tuaj për rihapjen e dosjes "Hajdari"?
Jo vetëm që e mendoj, por jam më se i bindur se ky ishte motivi i atentatit. Ndryshe, pritën që m'u bë në afërsi të Zogajt e konsideroj si pushkatim politik. Kjo për faktin se asnjëherë nuk kam pasur probleme me persona të tjerë. Fjalët, se u plagosa për shkak të konflikteve, përhapen qëllimisht nga personat që realisht duan kokën time për të maskuar qëllimin e tyre të vërtetë.
A jeni kërcënuar më parë dhe cili ka qenë reagimi juaj?
Jam kërcënuar edhe dy herë të tjera nëpërmjet SMS-ve. Kërcënimet m'u adresuan pas shkrimit të fundit që botova në media për rihapjen e dosjes "Hajdari". Pas identifikimit të numrave, rezultoi se kërcënimet u bënë nga numra të celularëve të një kompanie në Mal të Zi dh e jo nga numra të kompanive në Shqipëri. Të shtunën mora një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe shpresoj të jetë i fundit.
Përse këmbëngulni për rihapjen e dosjes "Hajdari"?
Është në të mirë të të gjithëve që të gjenden personat që urdhëruan vrasjen e Azem Hajdarit. Pas ekzekutimit të tij, shumë njerëz përfshi këtu dhe kryeministrin Sali Berisha, kanë bërë deklarata të bujshme për personat që morën pjesë në vrasje. Të gjithë ne që kemi bërë deklarime të tilla duhet të shkojmë e të dëshmojmë para organeve të drejtësisë gjithçka dimë e ato që ende nuk janë thënë për vrasjen e shekullit. Të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Besoni se çështja do të rihapet nga organet e drejtësisë?
Shpresoj një gjë të tillë, pasi një nga kushtet që BE i ka vënë Shqipërisë është dhe zbardhja e plotë e vrasjes së Azem Hajdarit. Shoqata që unë kryesoj, do insistojë për rihapjen e dosjes dhe nxjerrjen e fajtorëve të vërtetë para drejtësisë. Vrasja e Azemit u urdhërua. Tani nuk bëhet fjalë për pushkatorët e Hajdarit, por për personat që urdhëruan ekzekutimin e tij. Qeveria aktuale premtoi para shqiptarëve se "sapo të vijmë në pushtet, do të rihapim këtë çështje". Por edhe pse kanë kaluar tre vite nga ardhja e PD-së në pushtet, atyre as që u ka shkuar ndërmend që ta bëjnë një gjë të tillë. Kjo qeveri asnjëherë nuk pati kurajën të rihapë dosjen për vrasjen e Azemit. Se çfarë i pengon apo çfarë i frikëson drejtuesit e PD-së, e dinë vetëm ata.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)