E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: “Po humba zgjedhjet, e mbaj unë përgjegjësinë”

 

Kryeministri Berisha deklaroi dje se nuk ka patur asnjë informacion lidhur me atë që ndodhte në Gërdec. Ai përsëriti gjatë emisionit “Opinion” se biznesmeni Kosta Trebicka dhe afera e AEY-së nuk kanë asnjë lidhje me shpërthimin e 15 marsit.
Gërdeci, mund të na e sqaroni?
Sapo erdha në pushtet problem u bë rroga e vajzës sime në UMNIK. Janë me qindra artikuj për rrogën e Argita Berishës, a është kjo për ta luftuar korrupsionin? Përkundrazi. Sa i takon Gërdeci është një katastrofë e madhe, kanë vdekur 26 qytetarë të pafajshëm, janë rrafshuar me qindra e qindra shtëpi e biznese. Çfarë bëri qeveria? A është Gërdeci korrupsion apo papërgjegjshmëri, është për t’u pare. E keni gabim që ia kërkoni Kryeministrit, atë duhet t’ia kërkoni prokurorisë. Kryeministri ka në dorë të lehtësojë hetimet. Aman të paragjykosh pa qenë në gjendje për të paraqitur një fakt të vetëm nëse është korrupsion apo jo, kjo nuk i shërben hetimit. Duhet të presim hetimin. Unë si Kryeministër i kam kërkuar dhe i kërkoj prokurores së përgjithshme për të hetuar këtë çështje. Nëse ligjet e vendit nuk do ta pengonin Kryeministrit që të njihej me ato çështje, do isha dakord. Rregullat e vendit nuk bëhen nga unë, i kam trashëguar dhe nuk i japin Kryeministrit akses. S’kam pasur informacion. Po do të kisha nëse shërbimet do të më sillnin një informacion. Zero informacion.
Djali juaj është takuar me Trebickën dhe ka dhënë një kasetë dhe ju jeni shprehur se e keni më pare këtë kasetë.
Nëse e lidhni Trebickën me Gërdecin nuk ka asnjë fakt. Djali s’ka pasur asnjë kasetë. Djalit tim Trebicka i ka thënë ato që i ka thënë në studiot televizive. Emrin tim e qarkullojnë në mënyrë të pandershme çdo ditë. Tre muaj prapa mora vesh që ai kishte tape i regjistrimit. Dhe vetë Trebicka, e ka pohuar se “u binda tërësisht se s’ishte djali”.
Në Shqipëri ka tre komunikata ditore, dy i merr Kryeministri, një nuk e ka, e merr ushtria. Komunikata është për policinë, për ushtrinë, kjo komunikatë nuk i vjen Kryeministrit qartësisht. Komunikata e përditshme ka pasur çdo gjë brenda. Nuk dua të mbroj njeri, komunikata e përditshme ka linjën e vet, por në të mund të rastësisë që e mori Kryeministri, se cilët janë përgjegjësit për elementet e komunikatës dhe përmbajtjes së saj është shumë e qartë. Ajo është komunikatë e ushtrisë dhe këtë e mban një civil në ministri, këtë nuk e them. Ka një përgjegjës dhe ky përgjegjës janë ata që e analizojnë situatën në vend.
Sikur të ishin në kushte ideale, nuk është normale mbledhja e 100 tonëve në një vend.
S’keni bërë koment për Delijorgjin, person me background kriminal. Ky person kishte një biznes të rëndësishëm në Gërdec.
Më ke dëgjuar të denoncoj me forcën më të madhe këtë person. Tani jam Kryeministër, s’jam prokurori dhe bëj gabim që të marr rolin e prokurorit. Cilido shqiptar që të faktojë me dokumente që kam pasur dijeni, atëherë unë kam bërë megamashtrim.
Këto përgjegjësi administrative qeveria i ka nxjerrë. Të gjitha përgjegjësitë e tjera do t’i nxjerrë prokuroria e përgjithshme, e cila ka mbështetjen ndërkombëtare në këtë çështje. Hetimi i kësaj çështjeje është jetik.
Ju as jeni fajtor…
Po qe se do të kisha tagrin…
Përgjegjësia institucionale?
Janë marrë të gjitha masat, tani presim të tjerat. Pse nuk pranohet ligji siç është, sepse në këtë mënyrë ju më thoni si ligji duhet të jetë. Nuk e kam shkruar unë ligjin për përjashtimin e Kryeministrit. Kryeministri ka kompetenca, ministri ka mbi 20 kompetenca të pavarura nga Kryeministri.
Reforma e pronësisë, pronarët ende nuk janë dëmshpërblyer. Çfarë raporti…
Problemi i pronësisë është më i rëndi. Së pari vështirësia fillon me 7501, i cili bëri ndarje të njohur në botën perëndimore. Më i madh se mali i Dajti është mali i falsifikimit të bërë. Në 15 vite qendra dhe epiqendra të prodhimit e fabrikimit të të gjitha dokumenteve, që nga vula e Sulltanit deri te dokumentet e Jakovanit. Ne po merremi me seriozitet për zgjidhjen e saj. Në radhë të pare duhet ta nxjerrim sistemin nga korrupsioni. Pronësia është problem shumë kompleks. Kemi ndërmarrë program të regjistrimit të plotë me Bankën Botërore. Po përpiqemi të përfshijmë institutin e De Sotos në programin e BB për verifikimin e titujve. Kjo do të bëhet patjetër. Janë krijuar komisionet. Ne i kërkuam konsensusin opozitës për titujt e pronësisë, por e votuan kundër, pasi kanë frikë nga heqja e titujve.
A po kthehet ALUIZNI në një sistem korruptim? Një i opozitës denoncoi se edhe lavazhet po legalizohen si vila trekatëshe?
Ishte denoncimi i personit që në emër të familjes ka marrë gjysmën e Mallakastrës.
Asnjë objekt nuk do të jepet pa u verifikuar nga pronari. Vendimi i pare i qeverisë është kompensimi i pronarëve dhe më pas legalizimi.
Fatura?
¾ e tyre janë me toka publike, 1.4 është në toka të zëna dhe ne fondin e legalizimit do t’ua japim këtyre pronarëve. Vijnë vendimet për kompensimin e pronarëve dhe shpërndarjen e tapive.
Komunitetet fetare...
E para, ne i kemi rikthyer atyre pronat. Atë autoritet që kam pasur e kam shfrytëzuar për komunitetet fetare.
Gërdeci nuk ka lidhje me trafikun e armëve?
Kam deklaruar që nuk ka asnjë të dhënë. Prokuroria ka ngritur një grup të veçantë të shkëputur nga hetimi i katastrofës. Kam deklaruar që s’kam asnjë dijeni, por do pres përfundimin e këtij hetimi të këtij grupi. Berisha ka zero lidhje. Në atë aferë Delijorgji tërësisht, sipas dokumentave, është kontraktuar nga Diveroli. Di një tjetër që akti i bllokimit që i bëmë ne e ka zhbllokuar një prokuror.
Pse e humbi qetësinë kur përmenden njerëzit e familjes?
Nuk e humbas fare. Nëse gjen një politikan që t’i jetë përmendur rroga e vajzës gjashtë muaj rresht, nuk kam bërë asnjë reagim. Mund të merreni edhe gjashtë vjet, por nuk e humbas qetësinë. Këta fëmijë nuk e kanë ndjekur jetën politike. Ata kanë respektyuar në mënyrë strikte rregullat e profesionit të tyre. Nuk merren me çështje publike.
A është marrë me ndonjë kompani që merr pjesë në tender?
Më citoni një të vetme.
Presidenti Topi dhe raportet që keni me të?
Unë jam në marrëdhënie korrekte me Presidentin Topi. Nuk injoroj fare faktin që ka pasur një qëndrim në rastin e zgjedhjes së gjykatësve. Tendenca për të krijuar një minorancë bllokuese në maxhorancë, mori përgjigje të miratuar. Keqardhja ime ishte se dy persona që do i votoja, nuk morën votën time. Ky moment e bëri parlamentin më demokratik, sepse vendosi një procedure të domosdoshme.
Nëse humbni zgjedhjet, a do të dilni nga politika?
Humbjen do t’ia faturoja një personi, Sali Berisha. Dhe për këtë ekziston personaliteti i duhur për të marrë vendimet përkatëse. Por humbja e ime është e largët.

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›