Edi Rama, Sillo i Berishës
>Nga Përparim HALILI
Kreu i PS-së, Edvin Rama edhe pse erdhi si një prurje e re në krye të kësaj partie, provoi me fakte, se jo vetëm nuk mund të ishte e tillë, por as nuk mund të bëhej dhe të bëhet një lider politik, pa harruar që kjo specie e klonuar brenda dhe në krye të PS, kontribuoi sistematikisht për shkatërrimin e kësaj partie e cila duhet pranuar, se deri një ditë përpara se në krye të saj të vihej piktori, nuk ishte në këtë gjendje të shkalafitur siç e ka bërë Rama. Argumentet dhe analizat, të çojnë në konkluzionin, se Edi Rama nuk ka synim bashkimin dhe forcimin e të majtës, për më tepër të PS, por shkatërrimin e tyre, gjë për të cilën ka punuar dhe vazhdon të jetë i detyruar të punoj. Këtë komoditet, pra këtë kontribut po e shfrytëzon me qetësi kreu i pozitës dhe kryeministri Sali Berisha, përballë të cilit kreu i PS (jo i opozitës) Edi Rama shërben si një Sillo. Siç dihet, prej mëse tre vitesh, Berisha e ka ulur në gjunjë Ramën dhe po e përdor atë si një zar, sa herë që luan bixhoz kur miraton ligje në parlament dhe kur miraton vendime në qeveri. Ky është realitet në veprim dhe në vazhdim, të cilin e konstatojmë në çdo hap që hedh dyshja Berisha-Rama. Madje, mund të thuhet se më shumë nënshtrohet Edvin Rama përpara Berishës, se sa Astrit Patozi, Genc Ruli apo Aldo Bumçi. Po pse e ka shitur dhe po e shet kreu i PS, Edi Rama, pjesën e pasme të pjesës së poshtme të trupit të tij, tek Berisha?
Së pari, sepse Edi Rama ka një dosje të zezë ekonomike financiare që është ngurosur në sirtarët e zyrës së kryeministrit Sali Berisha. Është dosja Olldashi, e cila nga një gjyq publik agresiv në komisionin hetimor parlamentar u kthye në një fashikull të mbyllur, pra në një letër pa vlerë, për të cilin nuk po flitet më as nga Berisha, as nga Rama e nga askush tjetër. Kjo dosje e lë pa gjumë Edi Ramën, sepse brenda fletëve të saj janë gjithë faktet e korrupsionit të Edvin Ramës si ish-ministër (a) kulture dhe si kryetar bashkie i Tiranës, ku ai akuzohet me fakte për lejet e ndërtimit, me grabitjen e dhunshme të trojeve në Tiranë, me tenderat e shkollave e kopshteve, me tenderat e pastrimit të plehrave të Tiranës në katër zona, me tendera hajdutërie dhe me abuzimet me taksat publike. Të gjitha këto janë fakte, por janë mbyllur me urdhër të kryeministrit Sali Berisha, armikut të betuar të Edvinit. Mjafton që Edi Rama të kundërshtoj një nga pikat e platformës së Berishës, qoftë edhe për ngritjen e një ËC-je publike dhe këto dosje publikohen në gazetën e Masovikut, apo tek ekrani i Koranit të Myzeqesë, drejtuesit e të cilëve gjerbin kulloshtër nga sisët e financimeve klandestine të klaneve të pushtetit..
Së dyti, pas pakteve politike-ligjvënëse në miratim të shumë ligjeve në parlament, ku pushteti i Berishës, megjithëse ka vetëm 71 vota të mandatuara arrin të sigurojë edhe 84, 90 dhe 120 vota, Berisha e ka kthyer Edi Ramën në një lolo dhe këtë e dëshmoi projekti i përbashkët urbanistik i KRRT të Tiranës dhe KKRRT të Republikës, firmosur nga ortakët Berisha e Rama, për shkatërrimin e parkut të liqenit artificial dhe të mjediseve sportive në kryeqytet, për ti kthyer në sheshe ndërtimi. Ky pakt i pranuar nga Rama, vërtetë që ka lidhje me dosjet e krimit ekonomik që ai ka si kryetar bashkie i Tiranës, por ka lidhje dhe me faktin, që Rama ende në krye të PS, ka vendosur të (bashkë)punojë me Berishën në sektorin e ndërtimit, madje duke i dhënë edhe leje ndërtimi të paligjshme dhëndrit dhe vajzës së Sali Berishës. Në kompensim të këtij bashkëveprimi prej ortakësh pas kuintave, Berisha ka marrë një vendim partie dhe qeverie, madje edhe personal, që të mos bëjë asnjë denoncim me shkrim në prokurori kundër kreybashkiakut Edi Rama, të cilin e ka quajtur as burrë-as grua, por që fakti tregoi se ishe mashkull duke pozuar nudo, duke përgënjeshtruar Berishën.
Së treti, kreu i PS Edi Rama e ka shitur pjesën e pasme të pjesës së poshtme të trupit tek Sali Berisha , për shkak të nofkës piktor që i ka publikuar Berisha dhe zëdhënësit e tij. Ne nuk e dimë, nëse Edvini i PS, ish-basketbollisti i ekipit të ministrisë së Brendshme Dinamo, ka lidhe me dosjet e spiunëve, por dimë faktin, që ai ka firmosur fshehurazi tek letrat e Saliut për ligjin e spiunëve dhe kjo na jep të drejtën të themi, se një lidhje e ka me ato karta. Ndryshe nuk ia përmend kot Saliu nofkën artistike piktor. Saliu mund të ketë 1 milion zullume dhe pafatësi, por ka një zotësi të veçantë: Për të thënë të vërtetën, Sali Berisha e ka zyrën e tij, më të kompletuar me dosje të bashkëpunëtorëve dhe kundërshtarëve politikë se sa SHISH dhe prokuroria e gjykata. Edhe CIA qëndron mbrapa tij në këtë drejtim. Këtë aftësi të Berishës, kryebashkiaku dhe kreu I PS Edi Rama e di mirë, ndaj dhe nuk e hap sqepin sa herë që doktor rrumpalla i vitit 2000 e thërret në raport dhe i jep detyrat, të cilat piktori zbaton me devocion dhe në kohën e duhur.
Së katërti, Rama ka bërë pakt me Berishën, për një luftë false mes tyre dhe ndaj qeverisë. Këtë pakt e ka firmosur në mënyrë pirate dhe private. Krerët e PS e dinë mirë këtë dhe kanë shumë argumente aferash për kryetarin e tyre të klonuar në krye të PS. Rama del e flet kur merr urdhër nga shef Berisha dhe jo nga programi I PS, apo nga i nxitur nga realiteti i qeverisjes së dështuar e të korruptuar. Mirëpo Rama, në bashkëpunim me Berishën, sa herë që drejtuesi e PS rebelohen, shkon tek zyra Berisha-SHISH, merr dosjet dhe ua hedh në tavolinë në shenjë presioni figurave të PS, të cilët mbyllin gojën dhe shkojnë e votojnë, ose bëjnë opozitë si filmi vizatimor Tomi&Xherri. Kjo skemë po funksionon që prej vitit 2005, kur Rama u vu në krye të PS dhe nisi bashkëpunimin me Berishën për shkatërrimin e PS dhe të majtës. Këtë objektiv, Rama e bëri realitet.
Sipas një skeme të kalkuluar në laboratorin e Berishës, ai futi përçarjen në PS dhe prej andej në krejt të majtën shqiptare. Ai sulmoi në mënyrë mafioze potencialet e PS dhe të majtës shqiptare, figurat e saj themeluese e kontribuese deri në sakrificë, duke detyruar distancimin e tyre, madje në më të shumtën e rasteve dhe spostimin me votë (një leje një votë kundër armiqve të Ramës), duke i zëvendësuar ato me debatikas suflaqesh e picash, me nudistë, me çupëlina të veshura me pantallona burrash dhe me djelmosha që kanë mbushur veshët me vathë si femrat e semaforëve (si vet kryetari Rama). Tashmë, nuk ka më një PS aktive, por një grup rreshterësh të mbetur në PS për shkaqet e tyre të kohës së komunizmit dhe të qeverisjeve të pas vitit 1992, të cilët aktivizohen vetëm kur piktori nudist Edvin Rama, ua bën pis-pis dhe gati-tu e para-marsh drejt votove në shërbim të doktorit.
Së pesti, mund të thuhet pa asnjë rezervë, se nëse Berisha erdhi në pushtet për shkak të urrejtjes që shqiptarët krijuan për kupolën mafioze të PS, mbajtjen e këtij pushteti të pas vitit 2005, Berisha mund ta siguronte vetëm me një opozitë kukull dhe me një individ të penalizuar e të kriminalizuar në krye të saj, si Edvin Rama, i cili (ç)drejtoi dhe po (ç)drejton bashkinë e Tiranës me korrupsion të shkallës sipërore e të pa frenuar.
Ka disa fakte proqeveri që dihen. Orgjia e hapur e Ramës me Berishën u celebrua në parlament në datën 21 prill 2008, kur djemtë e plakur dhe trima të mbetur brenda kolibes së PS, në komandën barkas të Edvin Ramës, shkuan në rresht për një në kuvend dhe votuan ndryshimet në kushtetutë, ndryshime që nuk kishin lidhje me demokracinë reale në qeverisje dhe në ligjvënie, as në shoqërinë shqiptare, por me çimentimin e pushtetit të Berishës dhe klanit të tij alla-Fazllic. Kreu i PS e mohoi këtë pakt, por më pas, në momentin që prej vetë Berishës u pranua marrëveshja e bërë skutave, Rama nuk foli më. Kështu veproi edhe me kodin zgjedhor, të cilin e konsideroi një arritje dhe kuptohet se përse e konsideroi të tillë. Me këtë pakt, Rama linte jashtë KQZ forcat aktive opozitare, të cilat i ka anatemuar dhe nuk dëshiron ti ketë pjesë të të majtës shqiptare, për shkak të inferiotetit që ka Brenda PS dhe të majtës. Kështu veproi dhe me ligjin e spiunëve, dhe me ligjin për prokuror