Nofkat
>Nga Astrit VORPSI
Ka momente në jetën shoqërore të një vendi të cilat përcaktojnë edhe sesi e luajnë rolin persona të ngarkuar me përgjegjësi zyrtare. Nga mënyra se si luajnë marrin si pasojë edhe nofkat përkatëse me domethënie politike. Ditët përpara mosdekretimit të ligjit të dosjeve nga presidenti ishin të mbushura me larmi opinionesh pro dhe kundër, por më dominantet ishin organizatat e të rinjve shkodranë. Historikisht shkodranët e kanë stamposur foton e personalitetit të tyre në një kartolinë me diçiturë qytetarë të civilizuar, djepi i humorit, të papërdorur nga politika. Besoj, një ditë humori qytetar shkodran do e sajdisi këtë lloj prononcimi të këtyre të rinjve ose do i abandonojë fare, si të padenjë për tu konsideruar deri në ndonjë krijim anekdote. Duke pasur edhe vet një prejardhje nga ky qytet më dhembi brenda gjoksit kur i vështroja këta të rinj shkodranë dhe më krahasoheshin me ata të rinjtë e Myzeqesë të kohës së Enverit, të cilët të përdorur nga Sekretarët e partisë shkruanin letra dënuese për poetët dhe veçanërisht për romanet e Kadaresë. (Në një nga ato mbledhjet llogaridhënëse me të rinjtë shkrimtari i detyruar të jepte llogari për romanin u ngrit dhe po jepte përgjigjet e pyetjeve. Kur i erdhi radha pyetjes së të resë Flutura shkrimtari vazhdoi - lidhur me pyetjen e bërë nga një vajzë që kish një emër insekti..). Mercenarizëm neveritës është nofka që u vura këtyre të rinjve po ashtu si mund të quaj një mjerane atë grua që lexonte letrën e shkruar në kryeministri përpara portës së Presidencës. Thonë që ishte e persekutuar mbase, për arsye politike të ndonjë kushëriri të saj dhe ajo vet e përdorur nga hetuesit! Kur je përdorur si instrument mos prit që të mbarojë muzika.
Pranë meje në kafe ishte një nga ata që kish kaluar 1/3 e jetës në burgje për agjitacion dhe siç duket nuk duroi dot më dhe filloi të fliste me vështrim nga ekrani Jo, Jo kështu, president, bane një herë veten burrë që të zë luga ujë, ne e duam hapjen e dosjeve dhe largimin e të inkriminuarve por me metoda demokratike, ku çdonjëri të ndjehet i lirë të shprehë vullnetin e tij. Aq më tepër Ty që të kemi vënë detyrën dhe që i lëvize të gjithë gurët me ngjyra për ta marrë këtë barrë, atë të shërbimit mbrojtës të Kushtetutës. Para 90-ës ne i shikonim këto skena me të rinj revolucionarë në TV-në e vetëm që kishim në dhomën e edukimit në burg dhe na dhimbseshin këta të rinj revolucionarë myzeqarë me të cilët po ndodhte e kundërta e asaj që në psikologji quhet ruajtje ekuilibri mendor. Ata kur ishin të vegjël kishin frikë nga errësira dhe më vonë duke u rritur filluan të jenë më të ekuilibruar- tani filluan të kenë frikë edhe nga drita.
I njëjti person ish pranë meje ditën kur presidenti nuk firmosi, duke aprovuar indirekt ligjin e lustracionit. Me vështrimin në ekran shqiptoi drejt meje: Në burg më thoshte Vrioni i nderuar herë pas here një shprehje të kryeministres britanike- në politikë nëse do që diçka të bëhet e njohur thuaja një burri, kur do që diçka vërtetë të bëhet atëherë kërkoja këtë një gruaje.
Asaj i vunë nofkën zonja e hekurt kurse unë po e quaj këtë të tonin Topolino. E tha Godo që ky ligj dënon çirakun dhe mbron ustanë. Por Godo është burrë dhe firmosjen ose jo të ligjit ne duhej tia kërkonim ndonjë gruaje. Po kujt? E vetmja që e bënte, vajza, ajo është e rreshtuar nga ana e ligj formuluesit. Mirëpo presidentin sikur e kishim dhe nga shtresa tironse e të persekutuarve, madje thonë është pajisur edhe me kartë të persekutuari politik. Kemi pasur dy lloj të persekutuarish politikë në atë kohë. Një lloj gëzonte brenda qelive të burgjeve dhe lloji tjetër vuante nëpër shkolla të larta e nëpër studio televizive. Sa shpejt e pranojnë të parët llojin e dytë të të persekutuarve në gjirin e tyre dhe ndihen krenarë duke i vënë në krye të zgjidhjes së interesave të tyre!? Tani që Topolinua abstenoi sna mbetet veç me kalimin e kohës të kujtojmë jo fjalët e kundërshtarëve tanë, por heshtjen e atyre që hiqen miqtë tanë.
Ai nuk mbajti parasysh as atë shprehjen e atij plakut tiranas i cili kur ishte para kadiut qetësisht kundërshtoi akuzuesin duke i thënë çdo problem ka tre zgjidhje, e para zgjidhja që mendoj unë, e dyta zgjidhja që mendon ti, dhe e treta - zgjidhja e drejtë. Kjo zgjidhja me heshtje aprovuese e ligjit të dosjeve duke larguar ata që hetojnë gjynahet e mëdha na e kthen gishtin e dorës nga brenda, nuk e vendos atë mbi plagë Mos u dëshpëro - i them - se sidoqoftë të paktën, sa për të fshirë lotët me qurra e kemi një ligj pastrimi. Presidenti e bëri si në atë urtësinë popullore ku i yti kockën ta ruan pasi mishin ta ka bërë supë. Ai hidhërueshëm buzëqeshi e nisi ngadalë: më ftuan në një mbrëmje si mik i largët i krushkut të kryeministrit. Përgjatë bisedave u ndodha një çast me nusen e djalit të Atij dhe ajo më zgjati një zarf porosi të të atit nga larg. E entuziazmuar siç ishte mu drejtua me fjalët baba më ka porosit të të them, a të kujtohet, shpesh çfarë thonit kur ishit të rinj? Nëse ke një baba të varfër je fatkeq, nëse ke një vjehërr të varfër je budalla!
Nën shtypjen e mendimeve të tilla u ndamë dhe po mendoja më tej mbi këta persona politikë që na drejtojnë. Natyrisht që vjen nga e njëjta parti, e maxhorancës, presidenti dhe betohet se i ulur në kolltukun e numrit një do jetë i pa anshëm në gjykimet në mbrojtje të themelit të shtetit. Kur themi i pa anshëm nuk kemi parasysh abstenimin, por prononcimin po ose jo. Të abstenosh duke qenë në atë kolltuk nën gjoja merakun për të mos acaruar më shumë një ndeshje institucionesh nuk është urtësi, por lehtësim, krijim ure për të ngjitur Padrejtësia shoqërore një shkallë më lart. Nga kjo lartësi pastaj Padrejtësia do filloj nga e para hetimin e atij gjynahut të madh që ndodhi afërt Tiranës së Presidentit e që po ia harrojmë emrin. Këto emra gjynahesh do rikujtohen mbas disa kohësh kur të jetë bërë Tirana si Kajro por atëherë do jenë fëmijët e Tiranëzotëruesve ata që do japin shpjegimet e nevojshme tek Kadiu. Kur janë brenda radhëve të partisë këta lloj të persekutuarish, si Topolinua, Selami nga përtej Atlantikut e të tjerë konformohen në mënyrën më të pështirë me Antikomunistin 25 vjeçar, kryetar partie. Kur janë jashtë radhëve apo të caktuar në postin e lartë të kryeshtetarit atëherë për imazh lustrimi hiqen sikur luajnë rolin e të pavarurit me metodën e dekretimit mosfirmosës. Këta lloj të pavarurish ne tironsit i quajmë me nofkën këndeza lafshprerë dhe që në tregun e Tiranës kanë pazar më të ulët se sa ata me lafsh.
Shishja përpara e unë tentova ti mbushja përsëri gotat, timen dhe të atij që 1/3 e jetës e kish kaluar në burg, por ai i vuri dorën sipër gotës, fytyra iu çel e rrudhat sikur iu sheshuan nën një vështrim të largët, mendueshëm mori të fliste: Nuk mund ta largoj nga mendja një eksperiencë që na solli jeta nën diktaturë tek ne dhe gjetkë. Këta të tanët u treguan mjaft inteligjentë në raportin e fëmijëve me pushtetin. Në vendet e tjera komuniste fëmijët e sekretarëve të parë e të kryeministrave u përfshinë kaq thellë në aferat e korrupsionit politik e financiar duke abuzuar me pushtetin e prindërve sa kur këta të fundit e hëngrën çajren, siç themi ne tironsit, fëmijët ishin ata që e pësuan po aq keq sa prindërit. Mirëpo Hoxha dhe Shehu ynë e të tjerët ishin aq inteligjent sa nuk i përfshinë trashëgimtarët e tyre në funksionet politike vendim marrëse byroiste, pra i shmangën nga përgjegjësitë ligjore që do u ngarkonte koha e re, gjë që më pas u dha mundësinë këtyre të fundit që të jetojnë për bukuri atje ku ua donte zemra. Ndërsa sot me këto që po na shohin sytë e na dëgjojnë veshët them me veten time sa të shkurtër e paska gjykimin ky antikomunisti ynë më i ashpër që po privatizon edhe sjelljet revolucionare të të rinjve shkodranë, pasi privatizimet fizike të tokës dhe detit shqiptar i ka bërë tashmë nëpërmjet studios ligjore të së bijës dhe kompanive të fshehta të të birit! Për një gjë më vjen keq, siç themi ne tironsit, se gjynahet e prindërve do i shlyejnë fëmijët dhe e di përse? Jo sepse prindërit do jenë me një këmbë andej e një këmbë këtej, por sepse këta fëmijë po luajnë me ligjin,