E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part- Time, kjo parajsë e korrupsionit dhe fiktivitetit

>Nga Anastas PJETRI                 
Në fundin e vitit 2008 dhe fillimin e 2009, në lajmet e dhëna në televizor dhe pothuajse në të  gjitha gazetat e përditshme, promovohej gjithçka lidhur me regjistrimet në shkollat me  korrespondencë, me kohë të shkurtuar, ose e thënë në gjuhë të huaj, part-time. E gjithë  Shqipëria sot noton në part- time. Një masivizim i paparë në ekstrem, qëllim në vetvete i arsimit universitar dhe parauniversitar. Part- time në Shqipëri në këto 10- 15 vitet e fundit, me mënyrën se si u konceptua e u implementua, me modën pa kufi të përhapjes së tij, ësht렠  ndoshta fatkeqësia më e madhe e arsimit në vendin tonë. Në të gjitha universitetet shqiptare   dhe në të gjithë sistemin parauniversitar e ashtuquajtura part- time kushedi se çfarë dëmi të  pallogaritshëm mund ti sjellë të nesërmes. Ministria e Arsimit, kjo ministri e së nesërmes do ti duhet përpjekje e madhe për të kontrolluar situatën. Kjo hapje e dyerve pa kufi, vend e pa vend, në një të ardhme jo të largët ndoshta do të prodhojë një ushtri të papunësh me shkollë të  lartë. Që shkolla të jete edhe me part-time, kjo në vetvete ska pse të ketë ndonjë  kundërshti. Kundërshtia mund të vijë nga e keqja që na kanoset, nga frika e vetme, se a dimë ne ta administrojmë siç duhet shkollën me kohë të pjesshme. Sot, pa e tepruar, fiktiviteti dhe korrupsioni janë 2 shkaktarët e rrënimit të shkollës shqiptare dhe ku pjesën e saj, ndoshta më të madhe ka part- time shqiptar. Part- time me origjinalitetin e tij është me plot kuptimin e fjalës katastrofa e sistemit tonë arsimor. Çdo gjë që është jo ligjore është korruptive. Por ja që qenka e vërtete edhe tjetra, se edhe ajo që është ligjore mund të jetë korruptive. Një urdhër ministrie i hartuar keq, sa për të kaluar radhën, në formë gjysmake në vend që të përmirësoj렠 gjërat i  përkeqëson ato më tepër. Kështu po ndodh me part- time në sistemin  parauniversitar. Ai tanimë është në vitin e dytë të tij, me udhëzimin e ri të Ministrisë së Arsimit. N렠 Ministrinë e Arsimit, në Drejtorinë e Arsimit të mesëm, apo në Drejtorinë e kurrikulave  duhet të jetë me interes të dihet, se kjo mënyrë arsimimi është efektive apo jo. A ja vlen ta mbash apo ta heqësh. Ta modifikosh apo të kërkosh ndonjë formë tjetër. Qeveria është qeveri. Qeveria ekzekuton zgjidhjen më të mirë. Qeveria nuk është O.J.Q. Nuk bën moral, nuk jep alternativa. Prandaj të duket e pakuptimtë në urdhrin e dërguar vitin e kaluar, ku na tregohej se si mund të funksiononte shkolla me kohë të shkurtuar. Një urdhër ministrie që nuk zbatohet siç  duhet në shkolla nga drejtoritë arsimore, shkollore e zonale, me të dy format e saj. Me korrespondencë është njëra dhe tjetra me proces mësimor 3 ditë në javë. Urdhri i Ministrisë  zbatohet në mënyrë gjysmake dhe sipas dëshirës. Pse nuk funksionojnë shkollat e mbrëmjes  në Shqipëri? Kur i gjejmë ato në Greqi, Itali e deri në Amerikën e largët, e ndërsa në  Shqipëri nuk duan ti hapin. Duket se po vuajmë akoma nga reminishencat e së kaluarës.  Shkollat e mbrëmjes, apo të natës kanë pas ekzistuar në të kaluarën moniste, por hapja përsëri e  tyre nuk na kthen kurrsesi prapa. Më mirë njëqind herë shkolla e mbrëmjes, se sa  turpi i botës  me këtë korrespondencë qind për qind fiktive, false e pallasdruqe, e cila nuk dihet se ku po e çon   të nesërmen e shqiptareve. Bëhet një rezistencë e habitshme për të mos i hapur të ashtuquajtura  shkolla të mbrëmjes. Argumentet që jep administrata arsimore për kontigjentin e nxënësve dhe anën financiare nuk janë aspak bindës. Edhe sikur të ketë probleme financiare që shpesh thuhet nga drejtuesit e shkollave, kjo nuk qëndron, nuk është bindëse. Buxheti i shtetit harxhon  më shumë finanaciarisht me metodën e tanishme se sa me praninë e shkollave të mbrëmjes. Hartuesit e testeve, administratorët e provimeve, korrigjuesit e një duzine inspektorësh i zhvatin shtetit miliona lekë, ku fare mirë kjo mund të zgjidhej pa harxhuar asnjë qindarkë. Part- time aktual i mungojnë hierarkia institucionale dhe inspektorati. Pyetja është e thjeshtë.  Kush i kontrollon nëse janë bërë konform rregullave provimet e nxënësve? Drejtoritë arsimore? Inspektorët e drejtorive arsimore janë bërë palë me gjithçka që lidhet me part-time. Inspektorët kontrollojnë gjithçka dhe vetë nuk kontrollohen nga askush. Ata mund të bëjnë çfarë të duan dhe si të duan. Rasti më i qartë i konfliktit të interesit. Interesi publik për të kontrolluar ligjishmërinë e të bërurit të provimeve bie ndesh me interesin e tyre privat për të futur hundët, për të bërë rolin e mikut në marrjen e provimeve. Çdo problem e ka një zgjidhje. Probleme të ndryshme kanë zgjidhje të ndryshme. Mësuesit, në pjesën e tyre jo të vogël, janë nën normën javore për ngarkesën mësimore. Provimet, mësimet i bëjnë mësuesit. Kontrollin e tyre e bëjnë inspektorët. Janë të ndara punët në mënyrë institucionale dhe jo të gallaviten kompetencat. Dhënia e provimeve në shkollat e korrespondencës, me mënyrën e tanishme nuk ka kandar petagogjie që ta mbajë. Dhënia e provimeve i ngjan më tepër lojës së bingos, se sa dhënies së provimit. Nuk ekziston në asnj렠 vend të botës që brenda 3 orësh të japësh  4 provime, në lëndë të ndryshme, sipas metodës së  maturës shtetërore. Po ti referohemi maturës shtetërore, për nxënësit me kohë të rregullt, ata kishin 3 ditë të ndryshme në dispozicion, me diferencë kohore 1 javë për të dhënë vetëm  një provim. Kurse me nxënësit me korrespondencë, siç po shihet, po sillemi në mënyrën më  antipetagogjike, jo ligjore, antipsikologjike. Një snobizëm institucional që na servir gënjeshtra publike. Një reformë gjasme antikorruptive, por që në fakt ka bërë që korrupsioni të shtegtojë  nga një institucion në tjetrin, nga një dorë në tjetrën. Më e ndershme për Ministrinë e Arsimit   ndoshta do të ishte mbyllja e këtyre lloj shkollash turpi, se sa mbajtja e tyre hapur, në këtë farë forme. Nën maskën e luftës kundër fiktivitetit dhe korrupsionit, ne po i kultivojmë ato që të dyja. Me urdhrin e vjetshëm të ministrisë ka pasur vetëm dëshirë për të rregulluar gjendjen, por aspak një zgjidhje të drejtë, afatgjatë, racionale. Zgjidhje që harron faktin e madh, se jemi një komb në emigracion dhe i papunë brenda vendit. Ne nuk po dimë të sillemi me korrespondencën  në mënyrë petagogjike, sipas kushteve që ka Shqipëria. Me urdhrin e ri të Ministrisë së Arsimit, nëse një nxënës është mbetës në 3 lëndë gjatë vitit shkollor, nuk e kalon klasën. Nëse një nxënës është mbetës në të paktën një lëndë në riprovim, nuk e kalon  klasën. Mjaftojnë këto 2 rregulla dhe kupton sa e pamundshme, raskapitëse, kapitulluese dhe diskriminuese është të ndjekësh shkollën me kohë të shkurtuar. Part- time po perceptohet vetëm me dhënie provimesh me 2 sesione, duke harruar se forma e shkollës së mbrëmjes, me dy ose tre ditë në javë, është ndoshta më e mira, më efektive, më e ndershme, se sa blerja dhe shitja e provimeve, sikur të ishim në një treg fruta-zarzavatesh. Në shkollat e mbrëmjes   nxënësit të paktën do të kenë mundësi të dëgjojnë më shumë për lëndët mësimore. Do të jetë shumë më ndryshe nga sa shohim deri tani, ku nxënësit janë shndërruar thjesht në  klientë pranë drejtorive arsimore. Si ka mundësi që në universitete dhe me kohë të plotë u lejokan provimet e mbartura në vite, ku studentët kalojnë nga 1 vit në tjetrin me një numër të caktuar provimesh të pa dhëna dhe në një shkollë të mesme me kohë të shkurtuar nuk u lejoka   një mbartje po për një numër të caktuar provimesh. Atëherë i bie që nxënësit në këto shkolla   të qëndrojnë 10 vjet e mos më shumë e të mos e marrin kurrë shkollën. Dhe të mos harrojm렠 se kemi të bëjmë me një numër nxënësish, sa gjysma e tyre që e vazhdojnë shkollën ditën, në mënyrë të rregullt, me kohë të plotë. Të mos harrojmë dhe tjetrën, projekt programin e kësaj qeverie në përputhje me çka kërkon dhe Bashkimi Evropian për dyfishimin e numrit të nxënësve  në shkollat e mesme, që kërkon që 88 % e 22 vjeçarëve, gjer në vitin 2010, të kenë kryer  arsimin e mesëm. Mos ndoshta ne i bëjmë ligjet, urdhrat, udhëzimet në mënyrë të verbër, ashtu si i kërkon BE-ja dhe mjafton që vetëm ai të kënaqet, pavarësisht se s

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›