Unë jam viktimë e komunizmit
>Nga Skënder Limani
1. Gazetarët e dijshëm në profesion, janë të vëmendshëm që gjatë shkrimit të artikujve të tyre, hasin edhe në tema që është vështirë të mbarështrohen ose të palohen në shkrim. E tillë është tema e Komunizmit. Sepse është pak vështirë ti bihet në fije Komunizmit në Kosovë, e edhe më vështirë është që ai të zbërthehet dhe pastaj të renditet për tu artikuluar, sidomos kur kihen parasysh tërë ato fakte, ndodhi e ngjarje të shumta, e të gjitha të kryera në periudha të ndryshme kohore. Kështu, këta të vjetrit po kanë vështirësi të shprehen ose të shkruajnë e të artikulohen qartë për Komunizmin të cilit i referohen/ thirren. Secili prej tyre po del me perceptime të ndryshme në atë se çka është e çka quajmë Komunizëm dhe Komunistë, varësisht nga vuajtjet dhe përfitimet e tyre. Sipas meje, problemi fillestar në këtë temë fillon tek përkufizimi i Komunizmit dhe i Komunistit. Kështu, askush ende nuk mori qëndrim e të flas për Komunizmin nga prizmi shkencor, e të na e sqaroj që Komunizmi ishte dhe mbetet sistem politik-qeverisës (i mirë ose i keq), i cili mori hov pas luftës së dytë botërore. Kjo kohë (viti 1945) krejt globin tokësor e gjen si shtet të vetëm dhe të madh Komunistë. Tashti, njëra nga pikëvështrimet shkencore do ta shtronte çështjen: si u bë që Komunizmi u përqafua nga gati 99 për qind e popullatës së përgjithshme të globit tokësor? (Më zor? Ska shans). Përgjigja, besoj, do të ishte kjo: sepse secili sistem politik-qeverisës deri në atë kohë, kishte arritur jetëgjatësinë e vet, sikurse Komunizmi tash e një kohë. Por, si ndodhi që jetëgjatësia e Komunizmit dhe e Komunistëve në Kosovë, të vazhdoj edhe sot në vitin 2009, plus të jetë në pushtet? Kur flitet për Komunizmin në Kosovë, gjërat ndryshojnë, edhe një herë sipas periudhës kohore ku referohesh/thirresh. Por, një gjë është e sigurt: Shumëkush ka udhëhequr e ka sunduar në emër të Komunizmit (pa e ditur se çka është ajo), shumëkush është vrarë, përndjekur e dënuar në emër të Komunizmit (pa e ditur së për çfarë po bëhet fjalë), e shumëkush ka qenë i gatshëm të flijohet për atë Komunizëm (pa e ditur se çfarë po ndodhë). Kështu, Komunizmi në Kosovë shfaqet me shumë personazhe ose karaktere: Ai i Titos, Enverit, Stalinit, etj., etj. Karaktere që vazhdojnë, edhe një herë, të trajtohen nga disa si të keq, e nga disa si të mirë. Pra, karakteret kanë ndryshuar varësisht nga qëndrimi, përkatësisht, interesi politik por edhe personal e familjar. Por, në secilin rast është synuar pushteti - ose në emër të Komunizmit ose në emër të Kundër-Komunizmit.
2. Kah viti 1989, kur në tërë Evropën Juglindore bie sistemi politik-qeverisës i njohur si Komunizëm, Komunistët tanë e ndryshojnë karakterin dhe bëhen Demokrat, pra, e përqafojnë sistemin politik-qeverisës të quajtur Demokraci. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) bëhet çerdhja e tyre. Ideja e këtij tranzicioni në karakter (shift, anglisht) kishte të njëjtin dhe të vetmin qëllim: Mbajtjen e pushtetit politik-qeverisës, pavarësisht se si do të quhet ai. Kështu, këta Demokratë lëre më që do të ruajnë privilegjet dhe pasurinë që e kanë pasur, por do ti shtojnë ato edhe më shumë. Megjithëkëtë, nga fundi i vitit 1992, edhe kjo çerdhe e Komunistëve, e përbërë nga karaktere të ndryshme (plus edhe në Rugovistë), përçahet. Kjo përçarje sa vjen e vlon për të arritur kulmin gjatë viteve 1997-1999.
3. Sot, në vitin 2009 e njëjta frymë politike, me sistem të njëjtë qeverisës, e vazhdon pushtetin në Kosovë, më e rehatshme dhe më komode se asnjëherë më parë. Deri në një masë, të ndihmuar edhe nga pasardhësit e tyre biologjik, por edhe nga gjeneratat tjera/të reja të rritur në frymë të njëjtë politike dhe qeverisëse. Frymë politike dhe qeverisëse që as nuk sheh e as nuk shkon më larg sesa xhepi i vet personal dhe familjar. Konkretisht, nëse sje djali ose çika e ndonjë ish-funksionari, nuk ke shans të punësohesh nëpër këto organizatat ndërkombëtare në Kosovë. Ose, nëse sje djali ose çika e ndonjë ish-funksionari, nuk ke shans të bëhesh ndonjë udhëheqës edhe i ndonjë departamenti brenda sistemit qeverisës në Kosovë. Nëse punësohesh. Kështu, unë kualifikohem si viktimë e Komunizmit. Prandaj edhe po shkruaj.
4. Tani për tani, është vështirë për shoqërinë e Kosovës të përballet me Komunizmin. Edhe OJQ-të e kanë vështirë, edhe mediat, edhe ne që shkruajmë për ta, edhe ata që i lexojnë këto shkrime, e sidomos ata në pushtet. Sepse, njëra nga arsyet kryesore pse Ibrahim Rugova e ka mbajtur pushtetin për aq vjet ishin mu këta Komunistë. Atij ia sillnin votën e garantuar edhe të tyre dhe të familjeve të tyre, por edhe të pikëpamësve të tyre, të përhapur edhe me ndihmën e mediave dhe me ndihmën e njerëzve lokalë/ të fshatit. Edhe Hashim Thaçi edhe Ramush Haradinaj e dinë që kjo luftë me këta Komunistë, aq të pranishëm e aq të fortë, pra me ndikim në Kosovë, në secilën mënyrë, është e humbur. Sidomos në aspektin zgjedhor. Sepse kjo i ka dy kahe. E para, sasia e masës së votës do të zvogëlohej, do të binte (ajo edhe ashtu është e vogël për shkak të pakënaqësive shoqërore), plus këta Komunistë, sipas parimit Demokratik, kanë të drejtë legjitime dhe ligjore që pastaj të formojnë partinë e tyre (ose partitë e tyre). Kështu, nuk do të ishte larg mendsh që ata edhe ti fitojnë zgjedhjet. Për këto arsye, pushteti politik duhet ti largoj ata Komunistë që janë pjesë e qeverisjes kudo, pa marr parasysh se cilit karakter i takojnë. Të tillë perceptohet që nuk ka shumë, ndoshta jo mbi 300. 5. Kosova është kështjella e fundit e Komunizmit në këtë glob, ashtu siç është LDK-ja çerdhja e fundit e qytetërimit politik Jugosllavë. Jugosllavia përfundimisht do të shpërbëhet me shpërbërjen e LDK-së, ashtu siç do të përfundoj Komunizmi me instalimin e demokracisë si sistem qeverisës në Kosovë.