Divorci që solli tragjizëm për demokracinë në Shqipëri...
>Nga Bedri ÇOKU
Krijimin e Partisë së pare Opozitare, më 1990, atje në burgun e Burrelit, ne të burgosurit politikë e pritëm si ditën e çlirimit të Shqipërisë nga regjimi i egër komunist. Madje, dërguam edhe një prememorje në Tiranë, personalisht për zotin Sali Berisha, i cili në atë kohë ishte i vetmi intelektual që na kishte bërë përshtypje me artikujt e tij në gazetën Zëri i popullit, për frymën kombëtare dhe dëshirën për ta parë Shqipërinë ndryshe nga çishte. Nëpërmjet tij përgëzonim edhe njerëzit e tjerët që po shquheshin në përpjekje për ti dhënë Shqipërisë dimensione të vërteta lirie e demokracie. Thirrjet për lirimin e të burgosurve politikë nga burrat, gratë, djemtë e vajzat rreth këtij formacioni, sa luftarak aq edhe antikomunistë, na shtuan shpresën dhe entuziazmin se më në fund edhe Shqipërisë po i vinte dita që të barabitej me vendet e tjerë ballkanike dhe evropiane. Shumë nga të burgosurit qanë nga gëzimi, madje disa plagosën veten në shenjë përbetimi e përkushtimi për dritën jeshile që nisi të dukej më në fund, edhe për shqiptarët në tunelin e errët e të pambarimtë, por sidomos për të burgosurit e të internuarit politikë. Prandaj, në solidaritet me lëvizjen që bënte populli dhe rinia për rrëzimin e regjimit gjakatar, u ngritën në revoltë edhe të burgosurit politikë të Burrelit. Tri javë nuk pushuan thirrjet dhe brohoritjet për çlirimin e Shqipërisë nga bishat komuniste, për Partinë Demokratike, për burrat, gratë dhe të rinjtë, për intelektualët që mbështesnin Opozitën e Parë. Tri javë burgu ishte pa policët e shërbimit të brendshëm, ngaqë ata nuk guxonin të hynin midis të burgosurve politikë të revoltuar e hakmarrës. Vetëm jashtë, ushtarë, nëpër truprojat prej betoni vazhdonin të vigjilonin, por edhe ata formalisht, se tërë kohën bisedonin e diskutonin me ne, të burgosurit, sikur të ishin trupi e shpirti ynë i përvëluar për liri e demokraci.. Ishin pikërisht këta, ushtarët e armatosur, që orë e çast na jepnin lajme të reja e shpresëdhënëse pikërisht këta, çunat e popullit, qenë të parët që përhapën lajmin e shumëpritur për ne se të nesërmen, me tu gdhirë dita do të fillonte lirimi i grupit të parë i të burgosurve politikë. Ndërsa të tjerët, shumë shpejt, grupe-grupe, në ditët e ardhshme. E kështu ndodhi. Ditët e para të vitit 1991, në burgun e famshëm të Burrelit, si në të gjithë burgjet anekënd Shqipërisë, filloi zbrazja e tij nga të burgosurit politikë. Aty mbetën vetëm rreckat, taset, paguret dhe hallkat e prangave të ngulura nëpër mure, ku linçoheshin Armiqtë e popullit. Ndaj edhe të burgosurit u lidhën aq shumë shpirtërisht e trupërisht me Partinë Demokratike, ani pse ajo u formua e drejtohej nga njerëz biografikisht e politikisht prej shtresës së kundërt me ta. Por këto gjëra atëherë ishin nulë përpara dëshirës së madhe të shqiptarëve, për më tepër të burgosurve politikë, ish- pronarëve, intelektualëve të persekutuar dhe klerikëve të feve të mohuara, që e donin vendin të qeverisej nga Shteti i së Drejtës, të bashkuar me popujt e Evropës demokratike. Ishte fryma dhe ideologjia antikomuniste, liria dhe e drejta e individit, e pronës dhe e besimit tek zoti ajo që i bashkoi njerëzit e së djathtës me Partinë Demokratike. Ndryshe nga ideologjia e së majtës, e cila, si kudo në botë, edhe në vendin tonë është përkrahëse e interesave kolektive (sociale) të shoqërisë, nuk është në favorin e pronës private, lirive të individit, por vetëm për barazinë e një shtrese të caktuar të shoqërisë. Prandaj në botën demokratike njerëzit që i japin përparësi pronës private, lirisë së individit dhe konsolidimit të familjes quhen të Djathtë. Ndërsa identiteti i së Majtës përcaktohet nga nënvlerësimi i këtyre përparësive dhe përpjekja për të krijuar një shoqëri individësh me mirëqenie sociale-ekonomike të barabartë, e Djathta, ndryshe e shikon barazinë e njerëzve vetëm përpara Ligjit. Fitorja e së djathtës në vitin 1992, nuk ishte fitore vetëm sepse u rrëzua regjimi i kalbur i diktaturës, por ishte edhe fitorja e shpresës për rikthimin e Shtetit të së Drejtës, i cili presupozonte rivendosjen e drejtësisë së shkelur me përdhunë për 45 vjet, rikthimin e pronave të grabitura, ndëshkimin e krimeve të komunizmit, si edhe dëmshpërblimin e punës së papaguar të skllevërve nëpër burgjet kamp-pune, për krime gjoja kundra Shtetit. Pra të burgosurve politikë. Për hir të së vërtetës, askush nuk ka gojë të thotë se nuk pati përpjekje për integrimin e popullsisë së rrënuar nga lufta kundër komunizmit, në fillimet e qeverisjes së re demokratike. Madje as për dëshirën e dëmshpërblimit të të burgosurve politikë, ani pse Shteti i Ri ishte ende në gjendje fillestare, i pamësuar me ligjet e Ekonomisë së Tregut e tejet i varfër ekonomikisht. Sepse komunistët e dorëzuan shtetin e tyre të kalbur me bilance negative, gati për të gjithë parametrat ekonomikë, socialë e kulturorë. E dorëzuan Shqipërinë tokë të djegur. Pa dyshim që meritë të madhe për Shtetin e Ri në kapërcimin e gjendjes së rëndë sociale e ekonomike, si dhe problemin e plagëve të mëdha shoqërore, e patën ata që dolën nga burgjet e internimet, të cilët në asnjë rast e moment nuk kërkuan hakmarrje për krimet makabre të bëra ndaj tyre. Si patriotë që u dhimbsej populli e Shqipëria, kërkonin vetëm të përparonte e të zhvillohej njëherë vendi, ekonomia, të tjerat le të bëheshin sipas radhës, me forcimin e Shtetit Ligjor, i cili, në fund të fundit, do të ishte ai dhe vetëm ai për të vendosur drejtësinë këtu, në Shqipëri. Por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Për mua ka mbetur enigmë ngjarja e vitit 1994, midis Shtetit Demokratik dhe shtresës historiko - antikomuniste të Shqipërisë. Sepse në kundërshtim me të gjitha normat e moralin e Shtetit Demokratik, kësaj shtrese iu rezervua papritur e kujtuar divorci dramatik dhe tragjik njëkohësisht, i paparashikuar me Partinë dhe Shtetin e ri Demokratik. Them dramatik nga, sikundër u zhvillua ngjarja. Dhe tragjik, nga sikundër rrodhën ngjarjet. Sepse nuk mund të jetojë trupi pa shpirtin. Kjo padyshim, ishte fitorja e parë e atyre që deri tashmë rrinin të strukur, të trembur për vdekje nga ndëshkimi i Shtetit Ligjor, për krimet e tradhtitë e ndyra kombëtare të bëra ndaj bashkombësve e Atdheut. Nuk dua ta besoj kurrë që kjo gjë ishte edhe dëshira e forcave demokratike që drejtonin shtetin, pasi nuk mund të besohet që 60% e njerëzve nga kjo klasë antikomuniste në qeverisje e drejtim, tia bënte të keqen vetes. Çuditem edhe sot, përse vallë nuk u shpjegua kurrë e su ndëshkua, qoftë edhe një njeri si shkaktar i kësaj ngjarjeje të madhe e tragjike për të ardhmen e shtetit demokratik. Më vjen turp ta pranoj se të burgosurit e të internuarit politikë u rrahën me shkopinj gome nga shteti i tyre, si në diktaturë, pasi ata, heronjtë e lirisë, hynë në grevë urie, në mënyrë demokratike për të nxitur Qeverinë e njerëzit e saj për të shpejtuar integrimin e tyre. Fatkeqësisht, atëherë dolën edhe parullat ogurzeze, si nga gropat e fëlliqura e t렠 fshehura të bodrumeve komuniste: Po na qeverisin burgaxhinjtë ordinerë....ose Mirë ua bënë burgaxhinjve... janë të gjithë spiunë.... Parulla, të cilat fatkeqësisht u kthyen në lëvizje denigruese jo vetëm nga ish- sigurimsat, por edhe nga disa kuadro të rëndësishëm që ishin të infiltruar kohët e fundit në gjirin e PD-së. Madje, për këto motive u larguan një vit më parë nga Partia Demokratike edhe mocionistët, sepse nuk donin që të burgosurit e të internuarit politikë të përfshiheshin në Parti dhe qeverisjen e vendit. Prandaj, them dështoi edhe Kushtetuta e Qeverisë Demokratike në referendumin popullor më 1994, sigurisht nga divorci i Shtetit të Ri Demokratik me shtresën antikomuniste. Po kështu ndodhi edhe me zgjedhjet e përgjithshme politike më 1996. U përjashtuan nga rikandidimi për në Kuvend, gati të gjithë ish- protagonistët kryesorë antikomunistë e potencialë për fitoren e zgjedhjeve të vitit 1992. Armiku i mundur, i fshehur nëpër bodrumet e errëta të Komitetit Qendror, e mirëpriti këtë ngjarje me përmasa kombëtare dhe u hodh në sulm. E shfrytëzoi elementin e ri, pa eksperiencë, që u thirr rishtas për kandidim në parlament dhe menjëherë bëri lojën