Edi Rama: “Solidaritet vellazeror dhe barazi mundesish”
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, se bashku me deputete te kesaj partie kryen dje homazhe ne varrezat e deshmoreve me rastin e dites se 5 majit. I shoqeruar nga kryetari i Asamblese Kombetare, Gramoz Ruci, shefi i opozites vendosi kurore me lule te busti i “Nenes Shqiperi”. Pas ceremonise se rastit dhe Himnit kombetar, Edi Rama ne nje prononcim per shtyp vuri ne dukje se “kjo eshte dita per te kujtuar ata qe rane per idealet e lirise, barazise, vellazerimit. Njekohesisht eshte dita per te nenvizuar vullnetin qe keto ideale te mbeten pjese dhe arsye e angazhimit te perditshem, ne menyre qe cdo njeri te jete i lire, ne menyre qe per cdo njeri te kete barazi mundesish dhe shansesh, ne menyre qe cdo njeri ne nevoje te kete solidaritetin vellazeror te Shqiperise”. Ne kete menyre, kreu socialist, Rama, evitoi cdo lloj pergjigje per perplasjet me LSI.