Ilir Meta: “Qe nga 21 prilli, shqiptaret me pak liri”
“Ne kete 5 maj, une dua te shpreh angazhimin dhe vendosmerine time, te LSI dhe te gjithe faktoreve dhe forcave politike te pergjegjshme, se ne do ta mbrojme se bashku me te gjithe shqiptaret, lirine dhe dinjitetin e tyre, ne menyre qe Shqiperia dhe shqiptaret te mos cenohen me as nga pushtuesit e huaj dhe as nga pushtuesit e brendshem”. Ky ishte qendrimi i ardhur dje nga kryetari i LSI-se, Ilir Meta, pas homazheve ne Varrezat e Deshmoreve. Sipas tij, ky eshte nje 5 Maj shume i vecante, sepse eshte nje 5 maj, i cili i ka ende te fresketa ato te plage te medha, te hapura ne naten e erret te 21 prillit nga Sali Rama dhe Rame Berisha, te cilet dhunuan Kushtetuten e popullit shqiptar. “Qe nga 21 prilli, shqiptaret do te kene me pak liri sesa deri me 21 prill, kjo do te thote qe shqiptaret do te kene shume me pak dinjitet, do te jene shume me pak sovrane”, u shpreh Meta.