E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motori perplaset me Mercedesin dy te plagosur

Numri i te aksidentuarve me motociklete vjen ne rritje me gjithe dijenine per pasojat dhe rrezikun per kete menyre te udhetuari. Dy persona kane mbetur te plagosur ne Shkoder si pasoje e perplasjes se nje motociklete me nje automjet.
Aksidenti ka ndodhur ne oret e mesdites se djeshme ne fshatin Zus kur dy te rinjte po udhetonin me motocikleten me targe Shkodre 106 e nga fshati Oblike ne drejtim te qytetit te Shkodres. Policia lokale njoftoi se rruges motocikleta eshte perplasur me nje mjet tip Mercedes-Benz qe udhetonte para tyre dhe per pasoje kane mbetur te plagosur drejtuesi i saj Nikolin Ternova 26 vjec dhe Gjergj Qershia 31 vjec. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qene pakujdesia dhe shpejtesia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›