E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama demonstron primitivizëm i ka shndërruar mediat e tij në tellallë”

Reagim i zëdhënësit të PD-ës, Gerti Bogdani

TIRANE - Zëdhënësi i Partisë Demokratike Gerti Bogdani në një konferencë për shtyp u shpreh se Rama po e shndërron një televizion kombëtar në një tellall të tij.
“Është fatkeqësi se si Rama keqpërdor mediat e kontrolluara prej tij, shembulli më flagrant është ai i kanalit televiziv ku drejtori i lajmeve është në konflikt të hapur interesi, sepse gruaja e tij është punonjëse e Ramës. Por ky është edhe më i zellshëm sepse është gënjyer nga fakti që zonja Belinda mund të bëhet deputete dhe ky zotëri duke e imagjinuar veten se do të behet me përgjegjësi kaq të larta e ka shndërruar televizionin në një tellall të tij. Ndërkohë që maxhorancës i censuron një pjesë të mirë të veprimtarive, ai hap dhe mbyll emisionet e lajmeve me Edi Ramën, për më tepër lexon komentet e veta kur Rama nuk krijon dot lajm, siç bëhej gjatë kohës së diktaturës në televizionin shtetëror”, u shpreh zëdhënësi i PD-ës.
Sipas Bogdanit shifrat e monitorimit të mediave dhe këtij kanali tregojnë se Rama është diktator i fjalës së lirë sepse në mediat e kontrolluara prej tij censura shtrihet edhe për partitë e spektrit opozitar që nuk janë dakord me linjën e tij.
Bogdani shtoi gjithashtu se po censurohet një pjesë e mirë e veprimtarive të mazhorancës në një televizion kombëtar siç bëhej në kohën e diktaturës në një televizion shtetëror. Shndërrimin e këtij televizioni kombëtar në një mjet mediatik të Ramës është dëshmi e privatizimit të Ramës ndaj fjalës së lirë dhe pavarësisë së mediave të lira u shpreh Bogdani

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›