E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama tenton të shmangë vëmendjen nga akuzat, ndërton një mozaik absurd akuzash kundër qeverisë

Kryebashkiaku: Jam kundër projektit korruptiv të mbjelljes së ullinjve!

Kryesocialisti Edi Rama ka tentuar dje që të shmangë vëmendjen nga akuzat ndaj projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës që ai drejton prej afro 9 vitesh, duke artikuluar një mozaik akuzash pa asnjë lidhje logjike me njëra tjetrën. Duke pozuar përpara
një mjedisi baritor ullishtesh në periferi të kryeqytetit, Rama e cilësoi si projekt fantazmagorik vendimin e qeverisë për mbjelljen e 20 milion rrënjëve ullinj anekënd vendit. “Ashtu si dhe në shumë raste të tjera, Kryeministri ka kurajon publike të deklarojë shifra marramendëse si kjo e 20 milionë ullinjve që do të mbjellë, ndërkohë që në të njëjtën mbledhje deklaron këtë shifër, Këshilli i Ministrave vendos t'i akordojë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit një fond prej 15 milionë lekësh për të kryer një studim mbi ullirin, i cili të analizojë gjendjen aktuale të kësaj kulture dhe perspektivën e zhvillimit të saj. Pra, Kryeministri, pasi i ka paracaktuar vetë treguesit e një projekti të tillë, kaq të kushtueshëm, angazhon studiuesit thjesht për t’i konfirmuar ato. Njëlloj si në raste të tjera, si me rrugën Durrës-Kukës, për të cilën filloi ndërtimin
pa projekt dhe pa përcaktuar vleftën e investimit, dhe më pas angazhoi projektuesit të hartojnë një projekt me fleftë mbi 1 miliard euro, por njëkohësisht të mundësojë edhe grabitjen e pashembullt, për të cilën kemi sot e gjithë ditën një Ministër të Jashtëm që vjen vërdallë botës pa imunitet, me akuzën më të rëndë të mundshme për korrupsion”- deklaroi dje Rama. Në këtë kuadër ai ka hedhur dyshime edhe ndaj disa projekteve gjigande të energjitikë. “Tek HEC-et e TEC-et, pas parullës ‘Shqipëria superfuqi energjetike’, fshihen dhjetëra marrëveshje që janë pjesë e një skeme gjithnjë e më të
qartë korrupsioni në përmasa kolosale. Për të cilën do të ekspozojmë fakte e shifra kuptimplota në vijim” - u shpreh Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›