“Edi Rama dinak, po i prish zgjedhjet ende pa filluar mirë”
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli në rrjetin social FB
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka akuzuar kreun e PS-se, Rama se “do të hyjë me dinakëri në këtë proces zgjedhor, që e prishi ende pa filluar mirë”, ndërsa thekson se PD nuk do të hiqet si forcë pa eksperiencë e t’i japë fitoren në tavolinë. Deklaratën Ruli e ka bere përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ku thuhej se, “konteksti i krizave në momentin paraelektoral është një sindromë e përsëritur që nga 2007-a e këtej, e provokuar gjithnjë nga Rama. Është pjesë e ankthit dhe mosbesimit të tij zgjedhor dhe padyshim ishte kriza më absurde e më e padenjë e krijuar deri më sot”. Sipas tij, në fund të fundit kemi një koncept kushtetues në lidhje me institucionin që drejtonte zgjedhjet, një institucion i mirëfilltë politik. “Dëgjoj interpretime, komente që janë njerëz të pavarur, janë njerëz jopolitikë, përkundrazi çdo parti, anëtarin e zgjedhjeve e nxjerr nga njerëzit më profesionistë dhe politikë të saj”, theksoi ministri Ruli. Në fund të postimit të tij, ministri i Bujqesisë, Genc Ruli vuri në dukje se, PD-ja nuk i ka munguar asnjëherë tavolinave dhe ne nuk do hiqemi si forcë pa eksperiencë e t`i japim fitoren në tavolinë Ramës. “Ai do të marrë KQZ-në, KZAZ-të dhe të prishë tërë atë aleancë besimi të kontrolluar. Rama do të hyjë me dinakëri në këtë proces zgjedhor, që e prishi ende pa filluar mire”, përfundoi ai.