“Ndërtimi i TAP ka kosto më të ulët se Nabucco”
Ministri i Industrisë dhe Energjisë i Azerbajxhanit, Natik Aliyev
Zgjedhja e Azerbajxhanit për dy projektet e tubacioneve për të transportuar gazin e saj në Evropë do të përqendrohet në marrjen e kushteve të forta tregtare thotë ministri i Industrisë dhe Energjisë në Azerbajxhan Natik Aliyev. Uest Nabucco dhe Trans Adriatic Pipeline janë dy projekte që ofrojmë rrugë të ndryshme në Evropë për të sjellë gazin nga fushat e Shah Deniz në Detin Kaspik. “Ka shumë faktorë që ne do të vlerësojnë këto dy projekte, por kryesore tani është ai tregtar”, tha Alijev , pas takimit homologun e tij në Oslo. “Kompanitë e energjisë duhet mbulojnë kostot kapitale… Kjo është shumë e rëndësishme për partnerët e huaj të dhe do të jetë më efektive”, thekoi ai. Gjithçka do të vendoset në pranverën e vitit të ardhshëm në Azerbajxhan. Do të jetë ky vend super i pasur me burime të gazit që do të zgjedhë se me cilin gazsjellës do të sjellë pasurinë e tij natyrore në Evropë: TAP apo Nabucco.I pari kalon nga fushat e gazit të Azerbajxhanit, në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Shqipëri nga ku përmes tubacioneve nënujore në detin Adriatik mbërrin në Jug të Italisë dhe që andej në Evropën Perëndimore. I dyti, Nabucco kalon nga Azerbajxhani në Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe përfundon në Austri.
Projekti TAP ka mbështetjen e SHBA kurse Nabucco atë të disa vendeve të BE, me argumentin se përveç Turqisë gazsjellësi do të kalojë në disa vende anëtare të BE, gjë që garanton siguri. TAP ka avantazhin e kostos: ndërtimi i tij e ka koston 13 herë më të ulët se Nabuco. Kohët e fundit ky projekt shënoi edhe një avantazh tjetër: Shqipëria, Greqia dhe Italia, tre vendet nga ku do të kalojë gazsjellësi nënshkruan ne New York një memorandum mirëkuptimi, që shënon hapin e parë në nivel politik për të vijuar më pas me analiza teknike për krijimin e kornizës së infrastrukturës së re. Konsorciumi i investitorëve të projektit TAP përbëhet nga tri kompani të njohura në Evropë: EGL e Zvicrës, Statoil e Norvegjisë dhe EON Ruhrgaz e Gjermanisë.