E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama e Erion Veliaj, kasandrat kundër NATO-s e zgjedhjeve të lira

Edi Rama e Erion Veliaj janë shfaqur sot njëkohësisht në rolin e Kasandrës, duke parathënë prishjen e procesit zgjedhor. Erion Veliaj në takimet e veta lejfeniste në kryeqytet e Edvin Rama në foltoren e PS-së, ku vetëm recitohet e nuk lejohet të bëhen pyetje, kanë kërkuar dje të hiqet ajo që e quajtën “taksa e votës”, tarifa për marrjen e kartave të identitetit, edhe pse dihet se kartat e identitetit nuk merren vetëm për zgjedhjet, por edhe për mjaft shërbime të tjera. “Ne e ftojme qeverine te reflektoje. Qindra mijera zgjedhes nuk e blejne dot karten per shkak te varferise, po kjo nuk do te thote qe ata duhet ta humbin te drejten per te votuar”, u shpreh Rama. Duke kujtuar se e nesermja mund te jete shume vone, Rama beri thirrje qe qeveria te realizoje zgjedhje te suksesshme, per te justifikuar keshtu edhe anetaresimin e vendit ne NATO. Tonet e pezmit për suksesin e Sali Berishës në reforma dhe për parathënien e triumfit elektoral të 28 qershorit, po e detyrojnë Edvinin të mbyllet gjithnjë e më tepër në pozicione antizgjedhore e antiperëndimore, me shpresë se prodhimi i alibisë për mosnjohjen e zgjedhjeve, nuk do ta nxjerrë atë përfundimisht nga politika, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›