E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama e trajton axhenden e emergjences se permbytjeve si nje kuti ne te cilen sduhet nderhyre

04-12-2010 / Gazeta 55

Gezimi i Edi Rames mbi fatkeqesine natyrore tregon nje shpirt te zi te denje per eterit e tij ideologjike thote zedhenesja e PD-se nderkohe qe publiku denon qendrimet politike qe cenojne perpjekjet per kapercimin e situates ne veri te vendit

Partia Demokratike shprehu dje shqetesimin e saj pasi kryetari i PS-se Edvin Rama sipas saj ka dy dite rresht qe ferkon duart nga gezimi per permbytjen qe po ndodh ne veri te vendit dhe nuk gjen madje asnje fjale te vetme per solidaritetin per keto zona te permbytura e per banoret e tyre.
Nepermjet nje deklarate te shperndare per mediat PD-ja shprehej se Edvin Rama po sulmon cdo dite me nje gjuhe vulgare jo vetem institucionet e ketij shteti por edhe mijera punonjes te tyre qe prej ditesh jane te angazhuar ne nje operacion te panderprere per shpetimin dhe kthimin ne normalitet te ketyre zonave. Partia Demokratike ju thote z. Rama se gezimi juaj mbi fatkeqesine qe po perjetojne ata qytetare tregon vetem nje shpirt te zi te denje per eterit shpirterore tregon se jeni i zhveshur nga cdo vlere morale dhe se duke qeshur mbi veshtiresite apo fatkeqesite e banoreve te zonave te permbytura nuk mund te besoni se po i afroheni pushtetit perfundonte deklarata e PD-se.
Reagimi I PD-se ishte nje kunderpergjigje ndaj pretendimeve te shprehura dje nga kreu i PS-se Edi Rama. Ne daljen e tij publike te perjavshme para gazetareve Edi Rama e lidhi situaten e fundit te emergjences me kutite e mbyllura.
Nderkohe vlen te nenvizohet se perballe fakteve perballe provave perballe te dhenave te pakontestueshme te realitetit dhe perballe argumenteve e kerkeses se llogarise qe opozita ka detyrimin te beje kemi nje qeveri te krijuar me vota te vjedhura qe rri mbi kutite e mbyllura te krimit elektoral dhe qe refuzon te ballafaqohet duke u perpjekur deri ne deshperim qe ta mbuloje deshtimin e vet me balten qe hedh mbi opoziten u shpreh dje midis te tjerave para gazetareve Edi Rama.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›