E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, fundjavë pune në Itali

Rama-D'Alfonso sot ne Peskara, Itali

Pescara, ITALI 15 prill 2011, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet sot në Itali ku do të marrë pjesë në forumin “Demokracia me ngjyra”, që zhvillohet në Pescara, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

Kreu i selisë rozë ka mbërritur paraditen e sotme së bashku me gruan e tij Linda, dhe pritet të flasë në forumin për zhvillimin urban të qyteteve.

“Pescara është një qytet i bukur mesdhetar. Është hera e parë që vij këtu dhe më duket se ka energjinë e duhur për të qenë në avangardë dhe modern”, ka thënë Rama për mediat e pranishme gjatë vizitës në qytet.

Rama është ndalur me bashkëshorten e tij në dy kryeveprat arkitekturore  “Ura e Detit” dhe “Pallati Arlecchino”.

“Ura e Detit”, ka thënë Rama, “përfaqëson një element më impakt të fortë vizual, por mbi të gjitha social. Është si një adresë për të ardhmen”.

Rama është ftuar në këtë aktivitet nga ish-kreu i Bashkisë, Luciano D’Alfonso. Në prononcimin e dhënë për mediat, D’Alfonso ka folur me superlativa për kontributin e Ramës në ndërtimin e kryeqytetit shqiptar.

“Edi Rama ka rikualifikuar sensin e së bukurës. Ka rikualifikuar hapësirat urbane duke përdorur ngjyrat. Me anë të ngjyrave, Rama u ktheu njerëzve motivimin dhe ndjenjën që i përkasin të njëjtit territori”, ka theksuar ish-kryebashkiaku, D’Alfonso.

Gjatë vizitës në Pescara Rama është shoqëruar dhe nga dy këshilltarët komunalë të Partisë Demokratike italiane, Enzo Del Veçhio e Gialuca Fusilli.

a.k./NOA

Lajme të ngjashme8 maji, mundësia për të marrë hakun Tirana bashkon Ramën me BashënRama mbështet Dakon në Durrës: Xhaferri “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” Rama te njësia 4: Taksa e kusarisë, është ligji i pashkruar që po vjedh shqiptarëtRama: Socialistët do t’i heqin perden e injorancës pushtetit Lidhje: edi rama

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›