Gratë në polici kërkojnë grada më të larta nga krerët
15/04/2011 Aktivitet për barazinë gjinore
TIRANË- Gjetja e masave të veçanta të përkohshme për arritjen e barazisë gjinore në Policinë e Shtetit, ka qenë tema e një aktiviteti të zhvilluar dje në ambientet e Hotel “Mondial”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zv/ministrja e Brendshme, Iva Zajmi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, etj. Zajmi theksoi se “Deri më sot janë hedhur hapat e para për ta përmbushur këtë qëllim, por hapa më të fuqishëm duhet të planifikohen në vijim. Ngritja dhe funksionimi pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit e një funksioni të ri që ka të bëjë me përfaqësimin më të mirë gjinor të grave, është një ndryshim i kohëve të fundit. Detyra e këtij seksioni është që të gjejë forma të reja të afrimit të grave në polici, t’i promovojë ato në nivelet më të larta të drejtimit të strukturave dhe të këshillojë mbi orientimin e grave që janë ndërkohë të punësuara, sesi të mbajnë vendin e punës, si të ngrihen në detyrë, se si të përfitojnë trajnime më të mira, etj. Numri i grave në Policinë e Shtetit është ngritur nga viti në vit, por është larg niveleve të dëshiruara. Shifrat e përfaqësimit të grave në polici sot shënojnë 9.5%, ndërsa në terma numerikë, nga 913 gra që punojnë në Policinë e Shtetit, vetëm 530 janë me gradë policore dhe ky është një tregues që natyrisht nuk na kënaq”, tha ndër të tjera zv/ministrja Zajmi. Ndërsa Burgaj, në deklaratën e përgatitur me këtë rast, mes të tjerave theksoi se: “Së bashku aspirojmë të prezantojmë një model bashkëkohor policimi dhe ta bëjmë organizatën tonë sa më konkurruese me institucionet e tjera brenda dhe jashtë vendit, prandaj është e nevojshme gjithëpërfshirja”.