Interpoli ekstradon 4 persona, sjell vrasësin nga Greqia,
15/04/2011 Rritet performanca e Interpol Tiranës, bum ekstradimesh
TIRANË- Një shqiptar i dënuar për vrasje u ekstradua dje prej Greqisë në Shqipëri nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, teksa një shtetas nga Kosova që kërkohej atje për vrasje u ekstradua nga Morina drejt shtetit të Kosovës. Burimet zyrtare të policisë thanë se u krye ekstradimi nga Athina e Greqisë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim, Haxhi Kuqja, 47 vjeç, lindur në Elbasan. Gjykata e rrethit Elbasan, me vendimin nr.126, datë 08.12.1997, e ka dënuar me 23 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim’’, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal. I kërkuari është deklaruar fajtor pasi më 3 prill të vitit 1994, rreth orës 07.00, në fshatin Shalës, ka vrarë me çifte shtetasin Belul Hoxha, për motive hakmarrje, pasi para disa muajsh viktima i kishte vrarë babain. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, më datë 09.11.2010, në Kallamata të Greqisë, u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi. Ndërkohë, ditën e djeshme, në orën 12:00, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga pika e kalimit kufitar të Morinës, Shqipëri, drejt Kosovës, i shtetasit Shiqeri Idrizi, 26 vjeç, lindur në Lubishte, Kosovë. Ndaj tij është lëshuar urdhëri i arrestit datë 25.08.2010, nga gjykata e rrethit gjyqësor të Gjilanit, dhe miratuar nga UNMIK më datë 08.11.2010, për kryerjen e veprave penale të “vrasjes” dhe “mbajtjes të paligjshme të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 147 (1), 147 (3), 147 (9), 20, 23 dhe 328 (2) të Kodit Penal Kosovar. Gjykata e rrethit gjyqësor Durrës me vendim nr. 82, datë 17.03.2011 ka miratuar ekstradimin e tij nga Shqipëria drejt Kosovës. Sakaq, dje rreth orës 12:30, në Portin e Durrësit, është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë, shtetasi maqedonas i shpallur në kërkim, Mefail Jakupi, 31 vjeç. Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi ai është dënuar nga organet e drejtësisë maqedonase me dy vjet burg për veprën penale “krime të ndryshme për shëndetin e njerëzve dhe kundër pronës”, të cilën e ka kryer në vitin 2006. Kapja e këtij shtetasi është kryer nga strukturat e policisë kufitare të Durrësit pas verifikimit të bërë nga sistemi i Interpolit. Ndërkaq, u krye ekstradimi nga Athina, Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Leonard Hoxha, 30 vjeç, lindur në Devoll. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr. 103, datë 22. 07. 2009, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga neni 298/3, i Kodit Penal. Ai është deklaruar fajtor pasi në vitin 2008 ka ndihmuar disa shtetas shqiptarë të kalojnë kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.