E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama fyen sërish Këshillin e Evropës, deklaron se s’ka interes për Komisionin e Venecias

Vetëm një ditë, pasi socialistët hynë e dolën nga salla e seancave plenare të Kuvendit, Edi Rama ka detajuar axhendën e tij politike, duke konfirmuar se s’kishte asnjë interes të përmbushte tre pikat e rekomanduara nga delegacioni i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës. “Nuk kemi interes për Komisioni i Venecias” është përgjigjur në mënyrë të thatë Edi Rama, lidhur me interesimin e gazetarëve, nëse ai do të çonte në Kushtetuese apo në Strasburg për interesim kërkesën e tij për hapjen e kutive të votimit. Në takimin e përjavshëm me mediat, kryesocialisti ka deklaruar se është në pritje të një përgjigje nga maxhoranca, e cila ka në dorë sipas tij, kthimin e opozitës në sallën e Parlamentit ose vijimin e protestave popullore, por duke lënë të kuptohej se ai ishte fort i interesuar për vijimin e krizës dhe jo për hapjen e kutive. Deputeti socialist Ben Blushi, një ditë më përpara konfirmoi se Edi Rama ishte njeriu i fundit që kërkonte hapjen e kutive të votimit, pasi ky veprim jo vetëm do t’i rikonfirmonte humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, por edhe do të shkërmoqte lidershipin e tij brenda PS-së. “Prandaj, theksoi ai, gjithçka është propagandë dhe përpjekje për të përfituar politikisht përmes krizave apo taktikave që janë afër strategjive të marrjes së pushtetit me dhunë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›