Intervista e Topit në"Ora e Debatit",jehonë në shtyp

Intervista e presidentit Bamir Topi dhënë ekskluzivisht për gazetarin Alfred Peza në emisionin "Ora e Debatit" ka bërë jehonë në të gjithë shtypin e shkruar. Gazetat i kanë kushtuar faqen e parë,duke u përnqendruar kryesisht tek pjesa ku presidenti ka deklaruar se nuk ka ushtruar presion ndaj çështjeve të Prokurorisë. I gjithë shtypi i shkruar ka komentuar sqarimet e Presidentit Topi në lidhje me dyshimet se ka munguar harmonia mes delegacionit shqiptar në Samitin e NATO-s dhe dyshimet për një konflikt të tij me maxhorancën. Intervista eksluzive për Ora News është faqosur e plote ne gazetën "Shekulli","Tirana Observer", "Koha Jonë", "Korrieri" e të tjerë. Madje disa gazeta e kanë përdorur këtë intervistë si kryeartikull. Gazetat vlerësojnë mënyrën që gazetari Peza sjell një emision të niveleve të larta dhe në mënyrë eksluzive, për herë të parë në Shqipëri. Dhe kjo intervistë vlerësohet si e dhënë në kohën e duhur, pasi së fundmi presidenti është vënë në qendër të debateve për faktin e marrëdhënieve të tij me kreun e maxhorancës Berisha dhe me shumë ngjarje që kanë tronditur këtë maxhorancë. Gazetat në titujt kryesor janë përqendruar kryesisht në pjesën ku presidenti thotë se nuk ka ndërhyrë në çështjet e Prokurorisë përfshi këtu edhe çështje që prekin direkt zyrtarë të lartë të maxhorancës. Përmendim këtu çështjen e Gërdecit, çështjen Fazlliç si dhe çështjen e rrugës Durrës-Kukës. Emisioni "Ora e Debatit" që transmetohet live çdo të premte në Ora News të nesërmen gjen jehonë në shtypin e përditshëm, për faktin e temave interesante që trajton në deklarata e personaliteteve të larta dhe nën gjykimin e analistëve të njohur.