Basha, PS: Pranojmë vendimin
Tiranë-Partia Socialiste ka reaguar sot për vendimin e një ditë më parë të Gjykatës së Lartë, e cila ka pushuar hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme për rrugën Durrës-Kukës. Në një reagim për mediat, deputeti socialist Arben Malaj theksoi se PS-ja e respekton vendimin e Gjykatës së Lartë, por thekson se ky rast mbetet korruptiv.
Gjatë një konference për shtyp, Malaj ka theksuar se procesi për hetimet e rrugës Durrës-Kukës, duhet thelluar. Prej kohësh, opozita akuzon qeverinë dhe ministrin Basha si të përfshirë në afera korruptive në tenderat e zhvilluara në ndërtimin e segmentit rrugor në fjalë.