E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Basha”, reagon Rama

Kukës-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qyteti i Kukësit, ka deklaruar se opozita nuk është kundër ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës, por kundër aferave korruptive të kësaj rruge. Rama në turin e tij me vullnetarët, ka theksuar se PS-ja do të jetë ajo që do të përfundojë ndërtimin e kësaj rruge.

"Flamuri kombëtar nuk mund te kthehet ne thes qe fsheh paratë Durrës-Kukës", u shpreh Rama, duke shtuar se “Kurrë nuk mund të jemi kundër rrugës, por kundër abuzimit”. Një ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi që Lulzim Basha bashkë me ish-drejtorin Juridik të Ministrisë së Transporteve Andi Toma, të çliroheshin nga akuzat e ngritura nga Prokuroria e Përgjithshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›