E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ:Solis, i pari në listën e kandidatëve për deputet

Leonard Solis do të jetë i pari në listën e kandidatëve për deputet me të cilët PBDNJ do të garojë në qarkun e Tiranës. Pas një mbledhje me strukturat e partisë për zonën e Tiranës, PBDNJ ka prezantuar Leonard Solis si njeriun e parë që do të garojë në kryeqytet. Ndërkaq kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka përsëritur se koalicioni me të cilin kjo parti do të hyjë në zgjedhje do të vendoset në kongresin e 9 majit. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut aktualisht është në koalicionin qeverisës në bazë të një marrëveshje të nënshkruar me kryeministrin Berisha pas zgjedhjeve të 3 korrikut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›