“Edi Rama, i cili nuk mundi dot Sali Berishën, nuk mund të ngushëllohet duke mundur shokët”

Flet Ben Blushi, një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së
TIRANE – “PS-ja e kishte zgjedhur Edi Ramën për të mundur Sali Berishën, gjë që nuk ndodhi dhe Edi Rama nuk mund të ngushëllohet në këtë kongres duke mundur shokët dhe aleatët e vet. Ky është një ngushëllim i vogël, i cili nuk i mjafton askujt për ta rikthyer PS në pushtet në kushtet që jemi”.
Kështu është shprehur midis të tjerave dje, në një intervistë Ben Blushi
Anëtari i Kryesisë të PS-së Ben Blushi, një ditë pas mbledhjes se kryesisë së Partisë Socialiste, ka deklaruar se nuk do të hyjë në garë për kreun e selisë rozë. Sipas tij kjo garë po i kthehet të traditës së keqe, të së kaluarës Partisë së Punës.
Për Blushin “Edi Rama ka humbur zgjedhjet dhe këtë e di gjithë Shqipëria... Me vjen keq të them që PS mund t’í japë një mandat shtesë një njeriu që ka humbur zgjedhjet dhe më vjen keq që PS mund të vendoset në periferi të shoqërisë dhe t’i japë mundësi një humbësi të rikandidojë, apo të zgjidhet në krye të PS-së”.
Ben Blushi bëri të ditur se propozimet për ndryshimet për statut do ti paraqesë në Kongres.
Cilat dot të jenë hapat apo qëndrimet tuaja në vazhdim?
Nuk ka ndryshim në qëndrimin tonë pavarësisht nga sjelljet e deritanishme. Një pjesë e kryesisë për fat të keq, janë të lidhur nga interesat me PS-në. Dhe ky qëndrim u deklaruar edhe në mbledhje i cili pati dy qëndrime, ku qëndrimi ynë dallonte nga ai i të tjerëve, për sa i përket zgjedhjeve të 28 qershorit. Mendimi dhe qëndrimi ynë i parë, ndahet në cilësi nga e vërteta e Edi Ramës i cili pretendon se zgjidhjet janë vjedhur, dhe se gjithçka ka funksionuar mirë. Ne mendojmë që zgjedhjet kanë pasur probleme, por nuk është ky vetëm shkaku i humbjes sonë. Humbjet e fushatës erdhën si pasojë e fushatës së dobët të Edi Ramës, dhe lidhur me faktin që ai të tërhiqej nga bashkia dhe të ishte në krye të partisë së vet. Kjo lidhet dhe me faktin nuk i dha një program të besueshëm për shqiptarët mbi të cilin ato mund të krijonin besimin, por edhe me faktin që e majta shkoi përgjithësisht e përçarë. Pra ka disa qëndrime që na ndajnë dhe kjo është arsye të cilët ne kërkojmë në kongres transparencë, të cilën e mohuan në mbledhje, për të thënë në publik se ku ndahen dhe ku do shkojnë në opsione tona. Qëndrimi ynë i dytë, lidhet edhe me mendimin e një pjesë të madhe të këtij kongresi, të cilët vazhdimisht po shtohen dhe që kërkojnë që të ngrenë siparin për të ndryshuar Statutin e Partisë Socialiste. Ne kërkojmë që ta ti japim Partisë Socialiste një pamje tjetër, një parti Socialiste që nuk është më e centralizuar e cila ka ndodhur katër vjetët e fundit. Një parti e cila drejtohet kryesisht nga forumet nga njerëz pavarësisht kush janë ato. Unë i kuptoj arsyet përse Edi Ramën ato që e mbështesin në kryesi, nuk e kanë nevojën për të ndryshuar statusin e Partisë Socialiste, kjo nuk është një gjë thjeshtë teknike është një kauz politike. Ne kishim propozuar se Partia Socialiste të jetë më funksionale, por ashtu kishim propozuar të mbyllej ky debat i cili ka të bëjë që ka apo nuk ka të drejtë kryetari i paritë të kandidojë apo jo. Kemi kërkuar në statut se ai që humb zgjedhjet nuk ka të drejtë të kandidojë, kjo nuk ka efekt para veprues, por është një anë morale që partia duhet ta pranojë në statusin e vet. Pra arsyet e rrëzimit të statusit nuk janë, siç po përkthehen nuk janë as të sezonit as të emergjencës, sepse nuk ka kohë për tu marrë, janë thjeshtë personale. Statuti po rrezohet se i krijon Edi Ramës mundësinë për të mos kandiduar moralisht. Edi Rama ka humbur zgjedhjet dhe këtë e di gjithë Shqipëria. Me vjen keq të them që PS mund t’í japë një mandat shtesë një njeriu që ka humbur zgjedhjet dhe më vjen keq që PS mund të vendoset në periferi të shoqërisë dhe t’i japë mundësi një humbësi të rikandidojë, apo të zgjidhet në krye të PS. Dua të them këtu që PS e kishte zgjedhur Edi Ramën për të mundur Sali Berishën, gjë që nuk ndodhi dhe Edi Rama nuk mund të ngushëllohet në këtë kongres duke mundur shokët dhe aleatët e vet. Ky është një ngushëllim i vogël, i cili nuk i mjafton askujt për ta rikthyer PS në pushtet në kushtet që jemi.
SI do ta konsideronit tashmë procesin e votimit për kryetarin e PS-ës?
Për mua kemi të bëjmë me një proces votëbesimi të zgjedhjes së Ramës në krye të Partisë Socialiste këtë shtator. Mandati i tij konsiderohet një mandat i ndërprerë. Mandati i kryetarit të PS ka filluar në 2007 me zgjedhjet sipas parimit ‘një anëtar, një votë’ dhe sipas statutit presupozohet se është 4-vjeçar. Pra ky mandat është ndërprerë dhe po konkurrohet për tepricën e tij, për pjesën e mbetur, që do të thotë gati 2 vjet. Unë nuk mendoj që kemi zgjedhje brenda PS, kemi votëbesim. Ish-kryetari i cili ka humbur zgjedhjet po kërkon një votëbesim brenda PS për të marrë dhe tepricën e mandatit që i ka mbetur për arsye statusore.
Do të paraqisni propozimet për ndryshimin e Statutit në Kongres?
Ky në fakt ishte projekti jonë, ne kërkuam që të rregullojmë partinë, pastaj të merremi me kryetarin. Dhe kjo gjë është kuptuar keq nga disa kolegë, problemi jonë nuk ishte ekskluzivisht kryetari, por menduam që kjo mund të zgjidhej me norma, standarde në statusin e partisë. Ne synuam të ndryshonin diçka në mënyrën se si funksionon PS-ja. Kjo gjë po gjen mbështetje nga dita në ditë edhe pse ka presione. Jam i bindur dhe ia vlen të testohet, sepse, në rast se projekti hidhet me votë të fshehtë, ndryshimet në statut fitojnë. Fakti që nuk futet në rend të ditës do të thotë se nuk i jepet mundësia kongresit të votojë me votë të fshehtë për një domosdoshmëri që ka PS për t’u decentralizuar dhe për të kaluar më shumë pushtet nga qendra në bazë. Beteja jonë do të jetë të fusim në rend të ditës këto ndryshime statusore. Do të thotë që nuk do ti japë mundësi Kongresit që të votojë fshehtë, kjo do ta demoralizojë PS-në, për të kaluar më shumë pushtet nga qendra në bazë.
Cila do të jetë beteja juaj në Kongres?
Beteja jonë në Kongres, është të ndryshojmë disa pika në status, pavarësisht njërës pjesë, këto ndryshime. Interesat janë shumë personale në PS-në, njerëz që janë të bindur në një mënyrë apo në një tjetër, janë njerëz të cilët janë mbështetës të Edi Ramës, kjo është e qartë dhe në pozicionin që ato kanë në parti dhe duhet të ruajnë këtë bashkë me ish-kryetarin e partisë. Përkundër këtyre qëndrimeve të mbështetësve të Ramës, qëndrimi ynë po gjen mbështetje nga dita në ditë edhe pse ka presione. Jam i bindur dhe ia vlen të testohet, sepse, në rast se projekti hidhet me votë të fshehtë, ndryshimet në statut fitojnë. Fakti që nuk futet në rend të ditës do të thotë se nuk i jepet mundësia kongresit të votojë me votë të fshehtë për një domosdoshmëri që ka PS për t’u decentralizuar dhe për të kaluar më shumë pushtet nga qendra në bazë. Beteja jonë do të jetë të fusim në rend të ditës këto ndryshime statutore.
Për kë kandidaturë për kryetar partie do të votoni ju?
Moralisht e kam të pamundur të votoj për kandidatin që ka humbur zgjedhjet dhe nuk mundi Sali Berishën. Do të votoja për këdo që do ta mundte. Edi Rama e humbi këtë shans.