“Edi Rama po fut frymën e Enver Hoxhës, kongresi i 29 gushtit, ‘kongresi i vazhdimësis뒔

Denoncon dhe ironizon Andis Harasani
TIRANE – Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së PS-ës dhe vendimeve të saj arbitrare dhe përjashtuese, kanë startuar debatet dhe zërat ndryshe që fajësojnë Ramën për humbjen e 28 qershorit.
Andis Haransani një nga anëtarët e kryesisë, i cili është anti platformës Rama dhe mbështetës i grupit Blushi, shprehet se Rama po fryt frymën e diktatorit Enver Hoxha në parti.
“Për fat të keq ajo çka vihet re këto ditë, është krijimi i bindjes se kongresi i 29 gushtit, do të jetë kongresi i vazhdimësisë, do të jetë një kongres ku nuk ka kundërshtarë të udhëheqjes, një kongres ku festohen sukseset dhe arritjet. Të gjitha këto shihen si elementë të frymës komuniste. Ajo çka është e pa kuptueshme për mua është se po flitet nga shumë socialistë është frika ndaj kamerave. Unë mendoj që në qoftë se ka një ligj i cili ka përdorur kamerat, për të cilët janë krijuar dhe për investim, politik, qytetar, kulturor. Duhet të jetë pikërisht Edi Rama i cili nuk duhet të jetë kundër kamerave, mua më duket i pa kuptueshëm në këtë pikë”, shprehet Harasani.
Më tej, Andis Harasani mbështet mendimin e Blushit për të mos kandiduar në postin e kryetarit, që sipas tij nuk do të jetë një garë e pastër.
“Më vjen keq si një figurë politike si Blushi të tërhiqet nga gara, por e mbështes këtë vendim, pasi do të vërtetohet që gara nuk do të jetë e pastër”, përfundoi Harasani.