E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama, i detyruar t’i gënjejë të gjithë

02-04-2012 / Gazeta 55

Rama gënjen ish-të përndjekurit, pasi përfaqëson partinë e bllokmenëve, gënjen biznesmenët, pasi përfaqëson partinë e kolektivizmit, gënjen socialistët, pasi s’po u garanton atyre asnjë program politik... I gënjen të gjithë, meqenëse s’ka as program politik e as perspektivë për sukses në vitin 2013

Turi më i fundit i Edi Ramës, nën pretekstin e anëtarësimeve të reja në PS, në salla shumë herë më të vogla nga numrat e fryrë të “brezit të ri” që pajisen me teserat e partisë, ka vetëm një qëllim, atë të shpërndarjes me tendencë e zënies sa më shumë vend të gënjeshtrave të radhës të Edi Ramës.
Këtë herë gënjeshtrat e kryesocialistit janë më specifike dhe në mënyrë më të qartë të identifikuara dukshëm ndaj shtresave, komuniteteve e kategorive të caktuara shoqërore.
Gënjeshtra për të cilën Eid Rama po lodhet më shumë, për të zënë sa më shumë vend, është ajo ndaj ish-të përndjekurve.
Gënjeshtra më e madhe e Edi Ramës ndaj të përndjekurve, është se si përfaqësues i partisë së bllokmenëve, bën sikur i vjen keq ëpr këtë shtresë.
E pra, Edi Rama, i cili e ka mbushur PS-në me bllokmenë të rinj, duke përjashtuar veten e tij, si i biri i Kristaqit, duke përjashtuar edhe Gramoz Ruçin, por duke mos lënë pa përmendur Ilir Xhelil Gjonin, Ilir Hamit Beqjan, Ledi Hamit Shamkun, Ditmir Sulejman Bushatin, Besnik Mit’hat Barajn, Dashamir Myslym Pezën, etj…, etj…, pretendon se të bijtë e këtyre persekutorëve, të bijtë e atyre që shtuan në fjalorin e gjuhës shqipe termin “të persekutuar”, tashmë do dëmshëprblejnë në të holla, për persekutimet e prindërve të tyre.
Ja, për një çast e marrim të mirëqenë se, bie fjala, Edi Rama do të dëmshpërblejë financiarisht familjarët e poetit Havzi Nelaj, të varur në qendër të Kukësit, me firmën e Kristaq Ramës… Pas kësaj a do të ndjehet më i qetë Edi Rama…, për të mos thënë, po Kristaq Rama a do të ndjehej më i qetë…
Tingëllon paksa ironike…, por këtë gënjeshtër ndaj ish-të përndjekurve politikë, Edi Rama po përpiqet ta institucionalizojë…
Edi Rama gënjen edhe biznesmenët..., duke qenë vetë një përfaqësues i partisë së kolektivizmit.
Në fakt gënjeshtrat ndaj biznesmenëve, përveçse stonojnë me teorinë dhe mentalitetin e kolektivizimit që Edi Rama përfaqëson, stonojnë edhe me praktikën dhe marrëdhëniet që ai ka ndërtuar, me biznesin dhe biznesmenët, të paktën për aq kohë sa ai drejtoi bashkinë e Tiranës.
Duke futur si “standard”, joshjen e biznesmenëve që “i bënin fresk” me mediat e tyre, nëpërmjet shpërblimit me fondet e taksapaguesve të Tiranës, Edi Rama i mësoi aq keq këta biznesmenë, sa më pak sa një vit pasi këtyre biznesmenëve u janë prerë këto “burime”, i kanë katandisur këto media “ku thërret qiameti”, ndërsa Edi Rama më kot rreket tashëm ti “ngopë me lugë bosh”. Pikërisht kësaj kategorie biznesmenësh, në mënyrën më të gënjeshtërt, bën sikur “ju qan hallin” Edi Rama.
Gënjeshtrat e Edi Ramës ndaj të-përndjekurve apo biznesmenëve, realisht rrahin disi më larg, deri te gënjeshtrat ndaj gjithë “komunitetit” të socialistëve. Në kushtet kur Edi Rama s’po u garanton socialistëve asnjë program politik..., zgjedh ti gënjejë të gjithë ata, meqenëse s’ka asnjë zgjidhje tjetër, në kushtet kur nuk ka as program politik e as perspektivë për sukses në vitin 2013.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›