E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare – Vojvodina kërkon të shpallet republikë brenda Serbisë federale

02-04-2012 / Gazeta 55

Pjesëmarrësit e Konventës së katërt vojvodinase kanë miratuar të dielën një deklaratë për nevojën e formimit të “Republikës Federale të Serbisë”, e cila do të përbëhej nga dy republika, Vojvodina dhe Serbia. Deklarata është pritur me rezerva nga disa përfaqësues të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare. Të gjithë pjesëmarrësit e konventës janë pajtuar se duhet të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë, sepse me këtë akt, sipas tyre, Vojvodina nuk mund të marrë autonomi të gjerë. Pjesëmarrësit kanë thënë se me deklaratë nuk po kërkohet statusi i republikës, por një autonomi më e gjerë e Vojvodinës në Serbi, derisa përfaqësuesit e organizatave joqeveritare kanë thënë se nuk dëshirojnë të ndërmarrin hap vendimtar politik, por mbështesin idenë e shqyrtimit të statusit të Vojvodinës. Pjesëmarrësit po ashtu janë pajtuar për mbajtjen e një referendumi, në të cilin qytetarët e Vojvodinës do të shpreheshin se çfarë statusi dëshirojnë për vendin. Në deklaratë është futur edhe fusnota, që shpreh qëndrimin e Lidhjes së Hungarezëve të Vojvodinës, se kjo parti nuk është për republikë, por për autonomi. Në vitin 1945 Serbia federale është futur në ish-Jugosllavi si shtet me tri njësi federale, dy nga të cilat kanë qenë Kosova dhe Vojvodina.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›