E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama i jep Saliut teserën e PS: Po të jepet mundësia ti japësh emrit tënd lavdinë e humbur

Share

Rreth 300 të rinj kanë marrë gjatë ditës së sotme teserën e Partisë Socialiste në Durrës. Mes të rinjve që janë anëtarësuar në PS, ka qenë edhe një me emrin Sali, çka ka bërë që Rama të bëjë humor me këtë fakt.

Sali, sot ti bëhesh anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Sot ty të jepet mundësia ti japësh emrit tënd lavdinë e humbur, i ka thënë Rama të riut me emrin Sali, duke ironizuar kështu kryeministrin Sali Berisha.

Marrja e një tesere të Partisë Socialiste është shumë më tepër sesa regjistrimi formal në një forcë politike si kjo e jona. Është shumë më tepër sesa edhe ajo që ju keni bërë deri më sot si mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Socialiste. Marrja e një tesere të Partisë Socialiste është angazhimi që ju të bëheni pjesë e kësaj bashkësie ku secili të pranojë të marrë përsipër rolin e vet, aty ku e ka, aq sa i takon, për të bërë që të gjithë së bashku si skuadër që ne të fitojmë dhe për të bërë të gjithë së bashku që ne të vendosim një e nga një gurët e atij muri që duam të ngremë në historinë e re të këtij vendi, ka thënë Rama gjatë fjalës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›