E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje në Rusi me skenar shqiptar (FOTO)

Share

Nga Mustafa Nano

Pak minuta më parë, në radion BBC, po dëgjoja një raportim nga Moska lidhur me fushatën elektorale, që ka nisur. Gara është për postin e Presidentit, dhe kandidati për tu mundur (në fakt, kandidati i pamundur që të mundet) është Vladimir Putin. Fjalimi që ky i fundit po mbante në një stadium të kryeqytetit rus të mbushur dingas me mbështetës të tij ishte bosh, pa asnjë ide, veç me fraza patetike; e megjithatë, stadiumi buçiste.

E si për ta bërë më familjare këtë situatë për një dëgjues si unë, gazetari i BBC-së kish intervistuar një numër pjesëmarrësish në atë tubim. Disa syresh e mbështesnin me gjithë zemër leader-in e tyre, por kish shumë të tjerë që pohonin se kish ardhur aty nga e keqja. Disa studentë që kishin ardhur nga jashtë Moskës tregonin se profesorët u kishin dhënë një sasi rublash në duar dhe u kishin thënë se do shkonin në Moskë për të marrë pjesë në një festival folku, dhe veç kur e kishin parë veten në stadium. Dikush thosh se punonte në metronë e Moskës, dhe kish ardhur i detyruar nga eprorët. Një mësuese thosh se nuk mund tmos vinte, pasi humbiste vendin e punës. Etj, etj.

Jemi në Tiranë? Jo pra. Jemi në Moskë.

http://respublica.al/artikuj/2012/2/23/zgjedhje-ne-rusi-me-skenar-shqiptar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›