Edi Rama, i kryqëzuar nga ligji, PD i kujton të deklarojë pasurinë e tij
Ligji detyron zyrtarët e lartë të deklarojnë pasurinë e tyre reale dhe të personave bashkëjetues. Nisur nga debati i fundit, ku sipas të dhënave të forta dhe të pa kundërshtuese, kryetari i Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, gëzon një pasuri marramendëse, por kërkesës së ligjit i është përgjigjur me vetëm 3 000 euro depozitë në bankë, do të thotë se nderi i ligjit duhet çuar në vend dhe kësaj s’mund t’i shpëtojë askush.
Apelit të Partisë Demokratike për bërë deklarim vullnetar të pasurisë, Edi Rama i është përgjigjur me ironi, duke shmangur kësisoj vëmendjen nga vjedhjet galoponte të tij dhe si pasojë mos justifikimin e shumave marramendëse, të cilat kanë ardhur nga ryshfeti dhe korrupsioni me seli bashkinë e Tiranës. Ligji shqiptar e parashikon fare qartë, të zezë mbi të bardhë detyrimin e zyrtarëve dhe deputetëve për të deklaruar pasurinë apo interesat e biznesit të personit me të cilin bashkëjetojnë. Ligji mbi “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, përcakton qartë konfliktin e interesit për personat që bëjnë deklarimin e pasurisë.
Në njërin prej neneve të këtij ligji mbi organizimin, deklarimin dhe kontrollet thuhet se, “Deklarimi i pasurive, i burimeve të tyre, i detyrimeve financiare bëhet sipas kërkesave të përcaktuara në këtë ligj dhe në formën e përcaktuar nga Inspektori i Përgjithshëm. Kur pasuria e pjesëtarëve të familjes është e ndarë dhe e regjistruar si e tillë në organet e administratës shtetërore ose gjyqësore, deklarimi paraqitet veçmas nga çdo anëtar i familjes me pasuri të regjistruar në emër të tij dhe i bashkëngjitet deklaratës së personit që ka detyrimin për deklarimin. Në deklaratën e të ardhurave, përfitimeve materiale dhe detyrimeve financiare, zyrtari publik cek shumën, llojin dhe burimin e secilës të ardhur, shumën dhe llojin e detyrimeve financiare duke përfshirë edhe emrin e kreditorit.
Paraqitja në to e të dhënave të rreme përbën vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit në fuqi”.
Fshehja e pasurisë, është po aq e dënueshme sa edhe mos deklarimi i saj. Kësisoj, Edi Rama, përpos se do japë llogari ligjore për mos deklarim të vërtetë të pasurisë, njëherazi do mbajë përgjegjësi edhe për justifikimin e tyre, të cilat siç e përmendëm edhe më lart s’mund të justifikohen pasi rrjedhin nga ryshfeti dhe korrupsioni përmes lëshimit të lejeve të ndërtimit.
Akuza të shumta të drejtim të Ramës thonë se 3 000 eurot e deklaruara prej tij s’i mjaftojnë as për substancën që thith me hundë çdo mëngjes e jo më për të kaluar pushimet prej Sheiku në zonat më të shtrenjta të globit.