E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama “i ngop me lugë të zbrazët” aleatët

23-11-2011 / Gazeta 55

Dje takimi informal i radhës i tryezës së opozitës

Kryetari i PS, Edi Rama, zhvilloi dje takimin informal të radhës me aleatët. Në takim morën pjesë kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, ai i PSD-së Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së Paskal Milo, kreu i PSV91 Petro Koçi dhe Preç Zogaj. Mësohet se gjatë këtij takimi, Edi Rama “i ngopi me lugë të zbrazët” aleatët, me premtimin se reforma zgjedhore do të jetë gjithëpërfshirëse. Takimi i djeshëm një ditë pas tryezës së përbashkët që organizuan partitë e vogla, në funksion të reformës zgjedhore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›