E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama dështon në tenderin për shitjen e luleve

22-01-2012 / Gazeta 55

Edvini kishte marrë vendimin që të gjitha “lulet e homazhit” duhej të porositeshin tek e njëjta firmë lulesh e kryeqytetit. Por tenderi i parë i kreut të PS-së dështoi, pasi në miting kishte pak lule, rrjedhimisht pak porosi të kryera, meqenëse shumica e pjesëmarrësve ishin aty të detyruar, pasi s’donin të merrnin pjesë në një funeralistikë që s’kishte asgjë të përbashkët me një homazh

I mbetur pa financimet e “ish-bankës personale” (Bashkia e Tiranës), sponsorizimet e Gjushit të Durrësit, Qazos së Elbasanit, Baftjes së Fierit dhe Gjikut të Vlorës, Edi Rama po tenton të sigurojë vetë të ardhurat financiare për aksionet politike të opozitës.
Siç dihet, opozita është shpenzuese e madhe dhe po të llogariten të gjitha kostot e 1751 protestave, përfshirë pagat ditore për protestuesit, goma-djegësit, bllokuesit e akseve nacionale, grevistët dhe 200-300 eksponentët e dhunës kundër forcave të Policisë më 21 janar 2011-të, shkojnë sa 10 për qind e GDP-së së vendit. Shpenzimi i shumave marramendëse me qëllim organizimin e të gjithë elementëve kriminalë, ish të burgosur dhe persona në kërkim nga INTERPOL-i, synonte të krijonte një celulë të fortifikuar financiarisht dhe të pajisur me bazën e duhur materiale (kuptohet, këtu llogariten armatime të ndryshme nga pistoleta, bomba molotov, por pse jo edhe kallashnikovë, apo armatime të tjera më të rënda, të cilat do viheshin në përdorim sapo protestuesit të zaptonin selinë e Kryeministrisë).
Që prej humbjes së Bashkisë së Tiranës nga vota e qytetarëve, opozita ndali protestat dhe menjëherë mori dhenë lajmi se Edi Ramës iu prenë burimet financiare se s’do jepte më leje ndërtimi në Kryeqytet, çka direkt iu kthye në shuplakë fytyrës, pasi palët e interesuara, kryesisht ‘biznesmenë të ndërtimit’ dhe zyrtarë të lartë të pushtetit vendor, ndërprenë çdo financim për Partinë Socialiste. Nisur nga këto kushte, Rama i hyri fillimisht biznesit të funeraleve, ku një javë më parë Mjaft-istët e FRESSH-it organizuan një fushatë publicitare me arkivole në shpinë. Mendohet se Erion Veliaj u investua personalisht në rolin e sekserit të arkivoleve.
Reagimi i menjëhershëm i eksponentëve të politikës të cilët e quajtën si tubim të pamoralshëm dhe tregues negativ në prag të protestës–homazh në bulevard, ndërsa implikuan direkt Edi Ramën në biznesin e funeraleve, i cili një vit më parë u faktua si njeriu i mortit, bëri që biznesi i funeraleve të rezultojë i pasuksesshëm. Kur mbeteshin dhe pak ditë nga protesta-homazh, Edvini duhet të mendonte burimin e radhës për sigurimin e financave. Dhe zgjidhja u mendua se u gjet te lulet që kortezhi i homazheve do hidhte në bulevard. Por, edhe këtu çaloi.
Siç dihet një pjesë e mirë e pjesëmarrësve në funeral s’kanë asnjë lidhje jo vetëm me homazhet, por edhe me Partinë Socialiste, veçse kanë qenë të detyruar nga presionet politike të disa drejtuesve vendorë socialistë. Si të tillë, ata kanë qenë veçse spektatorë të maskaradës së Edvinit dhe s’e kanë marrë mundimin të shpenzohen për lulet e funeralit që kryesocialisti ia kishte pajtuar një kompanie të lidhur me një nga biznesmenët e grupit parlamentar socialist. Në këtë sens, edhe këtu ku mendohej se “paratë do të vinin lumë”, rezultati ishte modest sa nuk mbulon as pagesat e shoferëve të autobusëve që erdhën nga rrethet!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›