Edi Rama i shpëton auditimit të brendshëm të Bashkisë me krijimin e Bordit ekonomik
(Shkëlqimi dhe Mjerimi i çim Canit)
Edi Rama ka krijuar në një Hotel strukturën më të re paralele për të kundërshtuar qeverinë në fushën ekonomisë me “Bordin e Ekonomisë”. Detyra e re i është dhënë të shkëlqyerit çim Cani pasi ky falimentoi në menaxhimin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë gjatë kohës së qeverisë socialiste 1997-2004. Ka ikur koha kur kursi i valutës përcaktohej nga interesat e “exchange”-it të të vëllait të Shkëlqim Canit.
Në bashkëpunim me njëri tjetrin për motive të dobëta kërkojnë të cenojnë besueshmërinë e institucioneve kushtetuese si Banka e Shqipërisë dhe INSTAT, për treguesit fiskalë. Këtyre ekonomistëve “specialistë ose socialistë” kur ishin në qeveri për 8 vjeç asnjë institucion ndërkombëtarë nuk i besonin as 20 milionë dollarë kredi dhe as i fuste në programet të kreditimit të instituteve të tyre, sepse e kishin kuptuar se kreditë shkonin për të mbuluar shpenzimet në rroga dhe pensione, ashtu siç shkoi taksa “Majko” për ndërtimin e rrugës Durrës Kukës, në thesarin e qeverisë. Ky nuk është bordi ekonomik i Edvin Ramës. Kjo është vetëm fasada e saj. Ky ka zgjedhur disa persona militantë të Partisë Socialiste që të dalin para kamerës dhe të shesin trillimet dhe mistifikimet e shifrave.
Në raportin vjetor “Mbi konkurrueshmërinë globale, 2009-2010” të botuar nga Forumi Ekonomik Botëror e që pritet me interes edhe për faktin se, nëpërmjet tyre do bëhej edhe një testim apo analizë specifike e ndikimit të krizës aktuale financiare e ekonomike botërore në vende të veçanta. Në vitin 2009 Shqipëria në vend të 96, duke avancuar 12 vende në krahasim me një vit më parë. Natyrisht që mund ta konsiderojmë e duhet ta konsiderojmë pozitiv faktin e një progresi kaq të konsiderueshëm brenda një viti.
Mjaft pozitiv është fakti se jemi të 12 në botë kur është fjala për kontrollin dhe nivelin e inflacionit, të 14 për mbrojtjen e investimeve, të 26 për lehtësinë e procedurave të biznesit, të 19 kur është fjala për pagat dhe produktivitetin e punës etj.
Nuk ka nevojë të jesh Nobel i ekonomisë të konstatosh se ekonomia shqiptare u shmang ndjeshëm krizës ekonomike botërore falë një politike të kujdesshme ekonomike të qeverisë aktuale dhe ky është një realitet. Kuptohet veriu se opozita e ka për detyrë të gjejë arsye nga më të ndryshme dhe më fantazioze për të bërë opozitë por për sukseset ekonomike të Shqipërisë në këtë periudhë e ka të vështirë të bëjë një opozitë të suksesshme.
Gjithsesi sheiku Rama përpara se të krijojë struktura ekonomike paralele duhet të lejojë auditin e brendshëm për të parë ku i ka çuar paratë e taksapaguesve të Tiranës. Buxheti i Bashkisë Tiranë ka pasur dështime të njëpasnjëshme pasi Rama fsheh destinacionin e parave që do investohen. Në këshillin bashkiak përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së i kanë kërkuar kryebashkiakut Rama të zbardhte zërat e projektbuxhetit pasi në projektin e miratuar prej tij mungonte justifikimi i parave nga ana e Bashkisë. Janë rreth 14 milionë Euro të cilave kryebashkiaku Rama nuk u ka sqaruar destinacionin, ky buxhet kërkon para për investime mbi vepra që tashmë janë përfunduar nëpërmjet investimeve të huaja. është e qartë se buxheti i bashkisë së Tiranës është pjesë e fushatës apatride të PS-së, ku paratë e taksapaguesve mesa duket do të përdoren për shpenzimet e kryetarit të PS nëpër protesta dhe greva urie.
Miliona lekë në zërat e buxhetit janë parashikuar për spote publicitare, ku kryebashkiaku Rama nën zërin për sensibilizimit të publikut parashikon të paguajë media të ndryshme për interesat e tij politike.