Edi Rama ia faturon 21 janarin Bamir Topit

Pasi ka dështuar ortakëria e marrjes së pushtetit me forcë, në bashkëpunim me presidencën dhe prokurorinë, Edi Rama deklaron se pushteti merret me vota dhe jo me protesta. Ngrirja e marrëdhënieve me ndërkombëtarët po e shtyn kreun e PS-së të mundohet të përmirësojë imazhin e vet, nëpërmjet distancimit nga grushti i shtetit i 21 janarit, të cilin tani ai po ia faturon kryetarit të shtetit, njeriut që tashmë mund të klasifikohet si një pensionist politik i çertifikuar
Në editorialin e radhës, atë më të fundit, Edi Rama na zbuloi një këndvështrim tjetër, e thënë më ndryshe, një kthesë të fortë, që pretendon se e ka marrë. Këndvështrimi apo kthesa, nuk qëndron aq në faktin se në mbledhjen më të fundit të grupit parlamentar të PS-së, ai e përmendi me emër një analist, shkrimi i të cilit i kishte pëlqyer, ndërsa në editorialin e dy ditëve më parë, një analisti tjetër, shkrimi i të cilit dukshëm nuk i kishte pëlqyer, i referohej si “dikujt”, që nuk ia konsideronte “rrekjen e kotë gazetareske”… Këndvështrimi apo kthesa, nuk qëndron as në faktin se brenda dy ditëve Edi Rama, tha dy gjëra të ndryshme në kundërshtim me njëra tjetrën, duke ironizuar me “udhëtimin në mal” të Kryeministrit në kuadrin e turit “Shqipëria po ndryshon” dhe duke vlerësuar “udhëtimin në fshat”, të tij, në kuadrin e “Dialogut me Shqipërinë”. Kështu, ndërsa post tryezës për Drejtësisë Edi Rama shprehte “protestën” për turin e kryeministrit “Shqipëria po ndryshon”, duke deklaruar përfytyrimet e tij sipas të cilit, “ndërkohë që ne flisnim për gjërat që kërkon Europa prej nesh, Saliu do ketë qenë në ndonjë majë mali”, në editorialin e të nesërmes, e quante “furtunë në gotë”, “rrekjen e kotë gazetareske” për kohën e “Dialogut me Shqipërinë”, kur sipas tij, “të njëjtët njerëz, qoftë dashamirësit a qoftë keqdashësit, thoshin s’bëhet opozita duke bërë muhabet fshatrave po duke ndenjur në Tiranë”... Këndvështrimi apo kthesa e Edi Ramës në editorialin e fundit, qëndron në faktin se kishte kuptuar se pushteti nuk merret me dhunë, por me votë. “E çka shumëkush e harron është se kur qeveria s’do t’ia dijë për asgjë sepse ka dalë nga vjedhja jo nga vota, atë mund ta ndalë vetëm populli duke i hequr me votë mandatin për të qeverisur, jo ulërimat, të sharat apo qoftë edhe protestat qytetare. Po kjo është një çështje tjetër, debat më vete”, shkruante Edi Rama në editorialin e tij më të fundit. E lexuar ndryshe, kjo “tërheqje” e Edi Ramës është edhe konfirmimi i dështimit të ortakërisë së marrjes së pushtetit me forcë, në bashkëpunim me presidencën dhe prokurorinë. Ndërsa Edi Rama deklaron se pushteti merret me vota dhe jo me protesta, protesta më e fundit e tij, që të gjithëve ju vejnë në mend, është ajo e 21 janarit 2011. Pas kësaj date, jo vetëm që nuk ka ndonjë protestë tjetër të opozitës së Edi Ramës, por përkundrazi kemi në përpjekje për ta harruar edhe këtë protestë të fundit. Ngrirja e marrëdhënieve me ndërkombëtarët e shtyn kreun e PS-së të mundohet të përmirësojë imazhin dhe grushtin e shtetit. Për këtë, ndërsa ai ka zgjedhur ti kthehet “heqjes së mandatit me votë”, njëherazi ia faturon kryetarit të shtetit, Bamir Topit, faturën e kësaj proteste. Ndërsa Edi Rama bëri me editorialin më të fundit një kthesë ët fortë, sipas një këndvështrimi të ri, duke bërë dallimin mes “votës” dhe “protestës”, fatura i ka ngelur kreut të shtetit, që të bëjë edhe ai kthesën e fortë, sipas një këndvështrimi të ri të mundshëm, sipas të cilit të na bëjë të qartë, dallimin e “votës” prej tij me “ngjarjet në bulevard”. Deri në këtë artikulim të mundshëm, Presidenti Bamir Topi, i cili tashmë mund të klasifikohet si një pensionist politik, ka mbi vete barrën e madhe të faturës së 21 janarit 2011...
...