E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama ka braktisur detyrimet e tij në shërbim të kryeqytetasve

Deklarata e plotë për shtyp e deputetit Aldo Bumçi, kryetar i degës së PD-së për Tiranën


Edi Rama ka kohe qe nuk eshte me ne sherbim te qytetareve. Tiranen dhe qytetaret e saj ai ka vite qe i ka bojkotuar dhe i ka braktisur ne detyren e tij si kryetar i bashkise se Tiranes. Interesat e paligjshme ekonomike te tij dhe te klanit te tij jane e vetmja arsye qe e lidhin ate me Tiranen. Ne bëmë publike shitjen e truallit te Parku Rinia me 97 euro, ose 12 mije lek, metrin katrore si nje shkelje shume e rende e ligjit. Ky abuzim behet dhe me i rende kur vete Bashkia e Tiranes e ka vleresuar truallin perballe Hotel Dajtit, ne anen tjeter te Bulevardid, me 1500 euro metrin katror. Ky eshte nje shembull me shume i arrogances me te cilen Edi Rama qeveris Tiranen. Per Edi Ramen nuk ekzistojne, nuk kane asnje vlere, as ligji dhe morali, as Tirana dhe qytetaret e saj. Ekziston vetem nje interes: perfitimi i paligjshem ekonomik i tij dhe i klanit te tij. Se perndryshe nuk mund te shpjegohet se si Bashkia e Tiranes e shet truallin ne zemer te qytetit me 97 euro metri katror kur vete ne dokumentat e saj e vlereson me 1500 euro metri katror. Ky nuk mund te jete kryetari i bashkise se kryeqytetit, ky eshte kryetari i interesa te paligjshme ekonomike. Edi Rama nuk eshte me ne sherbim te qytetareve, ai eshte ne sherbim te interesave te klanit te tij te ngushte.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›