Lekët e ish/ushtarakëve kurban për shpërblimin e pensionistëve
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Qeveria mori dje vendimin për shpërblimin e pensionistëve jo më shumë se 2 mijë e 500 lekë të reja. Nga ky vendim do të përfiotjnë 540 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Ndërkohë që shpërblimi pritet të ndahet brenda pak ditëve nëpërmjet zyrave postare sipas rekomandimeve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Por përsa i përket fondit se nga ku janë siguruar lekët e shpërblimit të pensionistëve në vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave thuhet se ky fond është siguruar nga fondi i planifikuar i vitit 2009 për ish/ushtarakët dhe pilotët. Në vendim thuhet: ”sigurohen 485 000 000 (katërqind e tetëdhjetë e pesë milionë) lekë, nga fondet e planifikuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht: 285 000 000 (dyqind e tetëdhjetë e pesë milionë) lekë, nga fondet e planifikuara për programin “Mbështetje sociale për ushtaraket” dhe 200 000 000 (dyqind milionë) lekë, nga fondet e planifikuara për programin “Forcat e luftimit”. Pra referuar faqes zyrtare të Qeverisë, fondi total financiar që shfrytëzohet për këtë qëllim (për shpërblimin apo asistencën e pensionistëve) është një miliard e katërqind milionë lekë. Një pjesë e mirë e këtij fondi është marrë nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes parashikuar për viin 2009 në zërat: mbështetje sociale për ushtarakët dhe forca e fluturimit”. Më poshtë, vendimi i Qeverisë: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të nenit 66, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të
Financave, Këshilli i Ministrave vendosi:
1. Dhënien e një asistence ekonomike të menjëhershme, në shumën 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë,;
a. personave, që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
b. personave, që marrin pension, sipas ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
c. veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që trajtohen me shpërblim mujor, sipas ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, personave, që marrin pension për merita të veçanta, sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe personave, që marrin pension të posaçëm shtetëror, kur nuk përfitojnë, sipas përcaktimit të shkronjave “a” e “b”, të pikës 1, të këtij vendimi.
ç. personave, që marrin trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, si dhe personave, që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar.
d. personave, që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror, suplementar, të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përllogariten, në shumën 1 400 000 000 (një miliard e katërqind milionë) lekë, dhe të përballohen, si më poshtë vijon:
a. 900 000 000 (nëntëqind milionë) lekë, nga buxheti i shtetit për vitin 2009, sipas burimeve të mëposhtme:
i. 115 000 000 (njëqind e pesëmbëdhjetë milionë) lekë nga fondi rezervë;
ii. 300 000 000 (treqind milionë) lekë, nga fondet e planifikuara për pagesat e interesave të huaja;
iii. 485 000 000 (katërqind e tetëdhjetë e pesë milionë) lekë, nga fondet e planifikuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht: 285 000 000 (dyqind e tetëdhjetë e pesë milionë) lekë, nga fondet e planifikuara për programin “Mbështetje sociale për ushtaraket” dhe 200 000 000 (dyqind milionë) lekë, nga fondet e planifikuara për programin “Forcat e luftimit”.
b. 500 000 000 (pesëqind milionë) lekë, nga fondet e programuara në buxhetin e ISSH-së, për vitin 2009.
Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, në programin “Mbrojtja Sociale” ti shtohet fondi prej 900 000 000 (nëntëqind milionë) lekësh. Fondi prej 1 400 000 000 (një miliard e katërqind milionë) lekësh, të përdoret përkatësisht:
a. 1 387.2 milionë (një miliard e treqind e tetëdhjetë e shtatë milionë e dyqind mijë) lekë, për asistencën e menjëhershme të pensionistëve;
b. 12.8 milione (dymbëdhjetë milionë e tetëqind mijë) lekë, për mbulimin e komisioneve të shërbimit të pagesave dhe për shpenzimet e administrimit të tyre.
5. Procedurat e pagesës dhe të administrimit të asistencës së menjëhershme për pensionistët të realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sha.
6. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Ky lajm është publikuar: 17/12/2009