Tuneli i Kalimashit hapet në pranverë, shpenzimet shtesë vlerësohen si të papërfillshme
Ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, ka deklaruar se tuneli i Kalimashit hapet në muajin mars, ose më së voni në prill. “Faza e emergjencës ka përfunduar. Po përdorim variantin gjerman dhe austriak për eliminimin e avarisë. Shpenzimet shtesë ende nuk janë bërë publike nga ana e kompanisë, por janë të papërfillshme”, ka thënë Olldashi në një konferencë për media. Ministri nuk ka dhënë ndonjë shifër lidhur me koston shtesë, pas shembjes së ndodhur më 5 nëntor, por ka deklaruar se ajo është e papërfillshme. Deklarimi duket si një afat final, pasi kompania turke “Savronik”, që menaxhon tunelin e Kalimashit, nuk pranon që tuneli të hapet pa u përfunduar plotësisht.
...